Skuadra e Ferizajt ka vazhduar me formën e mirë në sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas triumfit ndaj Dritës (1:0) në xhiron e parë, Ferizaj ka shënuar fitore edhe në xhiron e dytë të elitës së futbollit kosovar.
Të dielën, Ferizaj mposhti në udhëtim skuadrën e Prishtinës së Re, e cila në xhiron e parë kishte triumfuar 4:0 ndaj Malishevës.
Në stadiumin “Sami Kelmendi”, Ferizaj fitoi me rezultatin e ngushtë 1:0 për ta regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon.
Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi mbrojtësi i Prishtinës së Re, Elvis Prençi, i cili në minutën e 63-të shënoi autogol me kokë.
Ferizaj, tani ka gjashtë pikë, tri më shumë se Prishtina e Re.