TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

by Tëvë1
7 muaj ago
3
A A
Maqedonci: Qeveria nuk ka lëshuar leje për dronë luftarakë, po përgatiten ligjet për Kurti 3

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë apo të dronëve me përdorim të dyfishtë.

Ai ka deklaruar se në një aktivitet të zhvilluar në tetor, bashkë me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, janë vlerësuar inovatorë në fushën e dronëve, ku është prezantuar edhe droni “Skifter”.

Sipas tij, në këtë aktivitet ishin prezantuar vetëm dronë me helika, si dronë të vegjël, dhe nuk është informuar për testime të mundshme të dronëve të tipit “Skifter”.

“Ne në muajin tetor bashkë me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë kemi zhvilluar një aktivitet të hapur të vlerësimit të inovatorëve në fushën e dronëve, mes të këtyre kompanive ka qenë edhe kompania që e ka prezantuar dronin Skifter, mirëpo aty janë prezantuar vetëm dronët me Helika një lloj tjetër i dronëve, një dron i vogël. Ndërsa pjesa tjetër ne nuk kemi qenë të paktën të informuar për një lloj testimi të mundshëm të një lloji të tillë të dronit siç ka qenë Skifteri. Si ministri por as institucionet e tjera në Kosovë nuk kanë lëshuar ende ndonjë leje për ndonjë kompani për prodhimin e dronëve luftarak, dhe as të dronëve për qëllime të dyfishta, pjesa ku jemi tani është që po diskutojmë me shumë inovatorë të ndryshëm në Kosovë, por edhe kosovar që jetojnë në perëndim të cilët vazhdojnë të komunikojnë me Ministrin e Mbrojtjes në mënyrë që të prezantojnë produktet e tyre”, ka deklaruar Maqedonci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai po ashtu ka shtuar se po vazhdojnë diskutimet me inovatorë të ndryshëm, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë për prezantimin e produkteve të tyre.

Maqedonci ka paralajmëruar se në qeverisjen e ardhshme, Kurti 3, do të rregullohen aspektet ligjore dhe do të përgatiten rregulloret dhe dokumentet e nevojshme për testimin, vlerësimin dhe licencimin e dronëve ushtarakë.

Ai gjithashtu ka thënë se fabrika e municionit do të licencohet nga një vend i NATO-s, Turqia, dhe se prodhimi do të bëhet me standarde të NATO-s.

“Ne në qeverisjen e ardhshme Kurti 3, do të rregullojmë aspektin ligjor, dokumentet rregulloret dhe ligjet e nevojshme që të adresojmë çështjen e testimeve, vlerësimeve dhe licencimeve të produkteve ushtarake të dronëve ushtarak, në rastin e fabrikës së municionit, kjo fabrikë do të licencohet nga një vend i NATO-s nga Turqia për prodhimin me standarde të NATO-s të municioneve, ne do tentojmë që aty ku nuk kemi ekspertizë të brendshme të kemi dhe të sundojmë ekspertizë të jashtme”, ka theksuar ai./teve1.info/

Tags: Dronë luftarakëEjup MaqedonciQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Identifikohen dhe arrestohen 5 të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Polici në Prizren lëndohet derisa ndërhynë në një përleshje, arrestohen katër persona

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Nisin procedura kundër partisë së Vuçiqit: Mjaftë bëri lojë të dyfishtë

Bashkim Bajoku vazhdon shkëlqimin në Kampionatin Evropian

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku i kërkon Hagës që ta publikojë aktgjykimin: Publikojeni të plotë, pa redaktime

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën