Një shtetase e Serbisë është arrestuar të enjten në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka goditur me thikë të dashurin e saj, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë:
“Dyshohet se therja me thikë ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës dhe të dashurit të saj,” – thuhet në raport.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, për veprimet e mëtejshme ligjore.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.







