TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fëmijët kosovarë janë 40% më pak të zhvilluar në aspektin fizik se sa vendet e rajonit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Fëmijët kosovarë janë 40% më pak të zhvilluar në aspektin fizik se sa vendet e rajonit

Gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës janë arsyeja e mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Por, shqetësuese për anëtarët e komisionit sot, ishte edhe mos prezenca e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e cila nuk ishte prezente për shkak të, siç u tha, të agjendës së ngjeshur.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit është ankuar se fondi i orëve të edukatës fizike është i pamjaftueshëm, infrastruktura duhet të përmirësohet, mungojnë pajisjet bazë dhe shumë probleme të tjera.

Dekani i këtij fakulteti, Musa Selimi thotë se në një hulumtim që fakulteti ka bërë del se 40 për qind e performancës në aktiviteteve fizike, fëmijët kosovarë janë më pak të zhvilluar sesa në vendet e rajonit.

Ata kërkuan që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.

“Arsyeja përse kemi kërkuar këtë takim është pikërisht nevoja që të ndryshojmë gjendjen kritike të cilën e kemi tek rinia jonë, fëmijët tanë në edukim fizik dhe sport. Ne jemi duke implementuar disa projekte të rëndësishme rreth edukimit fizik, përgatitjes fizike të fëmijëve, performancës së tyre, fitnesit dhe në parametrat që ne i kemi mat deri sot, kemi ardhur në përfundim që me vendet e rajonit jeni shumë larg dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme edukata fizike, fondi i orëve të edukatës fizike, mësimi i specialistëve nga klasa e parë në të pestën dhe po ashtu profesori i edukatës fizike të jetë prezent në orët tek fëmijët në parashkollorë. Në hulumtimin e fundit si fakultet që kemi bërë, del se 40 për qind të performancës të aktiviteteve fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar sesa vendet e rajonit, kemi marrë mostra nga Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Shqipëria, që është një situatë shumë kritike, sepse mendojmë që aktiviteti fizik sipas organizatës botërore të shëndetësisë, çdo fëmijë e ka patjetër që të ketë 60 minuta aktivitet fizik gjatë ditës. Fatkeqësisht, vendi ynë, i ka vetëm dy orë të edukatës fizike që është situatë që nuk mund ta krahasojmë me vendet e rajonit”, thotë Selimi.

Ndërsa, koordinatorja për promovimin e shëndetit në shkolla nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Leonora Shala, shton se çështja e orëve mësimore është sfiduese edhe për MAShTI-n, por shteti ka zgjedhur të jenë dy orë në atë kohë dhe është adresuar plan programi vetëm për dy orë të edukatës fizike. Ajo shton se pesë orë mund të realizohen përmes aktiviteteve ekstra korikulare.

“Në bazën e këtij programi, Ministria e Arsimit ka ndërhyrë në adresimin e çështjes të shëndetit për herë të parë në plan programin mësimor, duke adresuar të gjitha konceptet e shëndetit, duke filluar nga mirëqenia e plotë fizike, psikike, shëndetin mendor, vetëdijesimin, dukuritë negative, ushqimin e shëndetshëm dhe arsimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe janë zgjedhur mësimdhënës të edukatës fizike për të adresuar këtë çështje gjatë orëve mësimore, duke realizuar edhe aktivitete të tjera sportive, kryesisht që i ndihmojnë edhe shëndetit të fëmijëve në shkolla. Është sfidë edhe për neve, çështja e orëve mësimore, por plan programi jonë për momentin, shteti ka zgjedhur me i pas dy orë në atë kohë dhe është adresuar plan programi vetëm për dy orë të edukatës fizike, ne dimë që ka shumë nevojë të jenë edhe pesë, por mund t’i realizojmë përmes aktiviteteve ekstra korikulare”, shton Shala.

Po ashtu, anëtarja e Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, është shprehur e shqetësuar sepse efektiviteti i orëve mësimore është kaq i ulët dhe kjo e vë në pikëpyetje tërë përkushtimin që e kanë mësimdhënësit e edukatës fizike.

“Projekti sporti në shkolla, është një ndër fokuset e realizimit të këtij projekti e ka ngritjen e kapaciteteve për mësimdhënës në organizimin e aktiviteteve sportive, ky është një projekt i cili do të jetë gjashtë vite dhe në kuadër të këtyre gjashtë viteve synohen të realizohen disa objektiva, ndër të cilat është edhe zhvillimi i aktiviteti të rregullt sportiv dhe fizik, organizimi i garave sportive, fuqizimi i shkollave me pajisje sportive dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive shkollore. Ky projekt ka filluar të zbatohet me 49 shkolla dhe 23 komuna të Republikës së Kosovës. Është shqetësuese ajo që sapo e dëgjuam si informacion, por që efektiviteti i orëve mësimore është kaq i ulët dhe kjo e vë në pikëpyetje tërë përkushtimin që e kanë mësimdhënësit e edukatës fizike. Në këtë drejtim konsideroj se kjo është një e dhënë shqetësuese dhe ne do t’i adresojmë në takimet që do t’i kemi me ministrinë e arsimit por edhe në institucionet e tjera “ shprehet ajo. /KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Sindikatat kërkojnë zbatimin e vendimit për rritjen e pagës minimale

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Ndahet Çmimi për Dramën Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2025

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Bayerni e do Zidanen

Zidane arrin marrëveshje me Francën

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Milani shpërblen me kontratë të re Saelemaekersin

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën