TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Federatat ankohen në MKRS për kategorizim

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Federatat ankohen në MKRS për kategorizim

Kategorizimi i sporteve për vitin 2025 i shpallur javën e kaluar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi te shumë federata të cilat vlerësojnë se nuk u janë njohur shumë pikë ani pse kanë pasur aktivitete vendore dhe ndërkombëtare.

Në Federatën e Basketbollit, që renditet në kategorinë B, thonë se Komisioni i MKRS-së nuk ua ka njohur fare aktivitetet ndërkombëtare të gjeneratave të reja ani pse ato ishin mjaftë të suksesshëm.

Sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku ka bërë të ditur se kanë bërë ankesë për këtë diskriminim në MKRS ndërsa nga mungesa e këtyre pikëve, buxheti i kësaj federate dëmtohet për rreth 300 mijë euro.

Të pakënaqur janë edhe në Federatën e Boksit pasi janë renditur në kategorinë C. Sekretari i kësaj federate Latif Demolli thotë së MKRS ua ka hequr 17 pikë në kategorizim dhe presin  që pas ankesës ato t’u kthehen.

Me pozicionimin  në kategorinë B janë të pakënaqur edhe në Federatën e Karatesë. Nazmi Gashi, sekretar i kësaj federate thotë se është mohuar puna dhe djersa e sportistëve dhe trajnerëve të këtij sporti.

Ndryshe nga federatat më lartë, ajo më e madhja në vend, Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të ankohet në MKRS edhe pse është renditur në kategorinë B.

Kryetari i kësaj federate, Agim Ademi ka thënë se nuk do të bëjnë ankesë sepse besojnë se vlerësimi është bërë nga ekspertë të kësaj fushe brenda Ministrisë së Sportit.

Nga MKRS kanë thënë se nuk duan të komentojnë pasi në ditët në vazhdim do të shqyrtohen ankesat e të gjitha federatave

ShareTweet

Postime të ngjashme

APK-ja i kthen përgjigje MKRS-së, nuk lejon zyrtarët e lartë publikë të ushtrojnë funksione menaxhuese në OJQ

APK-ja i kthen përgjigje MKRS-së, nuk lejon zyrtarët e lartë publikë të ushtrojnë funksione menaxhuese në OJQ

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Fenerbahçe synon ta “rrëmbej” Asllanin para rivalëve evropianë

Kompleksit sportiv “Arben Zeka” në Pejë, do t’i shtohet fusha e pestë e tenisit

Kompleksit sportiv “Arben Zeka” në Pejë, do t’i shtohet fusha e pestë e tenisit

Kosova përfundon garat në eFIBA Season 4

Kosova përfundon garat në eFIBA Season 4

Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja ime ka nënshkruar dokumentin pa e ditur përmbajtjen

Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja ime ka nënshkruar dokumentin pa e ditur përmbajtjen

Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Organizata që e organizoi ligjëratën në shkollën “Xhevdet Doda” rreth Speciales thotë se mori lejen e shkollës

Këta janë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së që iu shtuan votat më së shumti pas rinumërimit

Këta janë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së që iu shtuan votat më së shumti pas rinumërimit

Keqpërdorim i votave, Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia mbajnë konferencë

Keqpërdorim i votave, Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia mbajnë konferencë

Jashari e pret në takim shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Jashari e pret në takim shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

SHKK mohon raportimet për mungesë kapacitetesh: Rreth 800 shtretër të lirë në institucionet korrektuese

Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën