TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Federata rumune falënderon tifozët “për sjelljet në ndeshjen me Kosovën

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Federata rumune falënderon tifozët “për sjelljet në ndeshjen me Kosovën

Të shtunën në mëngjes në faqen zyrtare të përfaqësueses së Rumanisë në “facebook” është bërë një postim falënderues për tifozët rumunë.

Ndeshja e së premtes mbrëma mes Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutat shtesë. Pas thirrjeve “Serbia, Serbia” të tifozëve rumunë, lojtarët e Kosovës kanë braktisur fushën dhe kanë refuzuar të kthehen, ndonëse këtë ua kërkoi arbitri. Arbitri doli në fushë dhe dha shenjë për fundin e ndeshjes, që zyrtarisht u vlerësua e ndërprerë, përkatësisht e braktisur. Rezultati ishte 0:0, kurse vendimi tani i takon UEFA-s.

“Ekipi nacional i Rumanisë dëshiron të falënderojë ata që ishin prezentë për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljet e tyre në ndeshjen ndaj Kosovës. Ndeshja do të mbetet në kujtesë jo vetëm që zgjati tri orë, por si shembull i unitetit dhe solidaritetit. Ndeshja ishte sfidë për të gjithë të përfshirët, por së bashku, lojtarët dhe tifozët, dëshmuan që e respektojnë dhe e duan sportin”, shkruan në postimin e përfaqësueses rumune.

Rumunët kanë falënderuar tifozët “që kanë kuptuar qëllimin e përbashkët të ndeshjes”.

“Trekolorët po ashtu çmojnë faktin që tifozët menaxhuan aq sa ishte e mundur mos të përgjigjen në sfidat nga mysafirët tanë. Është për keqardhje veprimi i ekipit mysafir, i cili zgjodhi të largohej nga fusha pa pëlqimin e arbitrit, duke refuzuar ta mbyllë ndeshjen në fushë, në frymën e lojës së ndershme. Kjo reflekton mungesë respekti jo vetëm për futbollin, por edhe për profesionin e futbollistit”, shkruan në postimin e rumunëve.

Drejtori teknik i federatës rumune, Mihai Stoichita, ka thënë se veprimi i Kosovës duket i paramenduar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën