TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

FBI-ja arreston një burrë afgan për planifikim të një sulmi në SHBA

nga Tëvë1
9 Tetor, 2024
0
A A
FBI-ja arreston një burrë afgan për planifikim të një sulmi në SHBA

Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) ka arrestuar një burrë afgan, për të cilin zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë thonë se ishte frymëzuar nga organizata militante Shteti Islamik dhe po planifikonte një sulm në Ditën e Zgjedhjeve, duke synuar turma të mëdha në SHBA.

Nasir Ahmad Tawhedi, 27 vjeç, nga Oklahoma City, u tha hetuesve pas arrestimit të tij se kishte planifikuar që sulmi i tij të përkonte me Ditën e Zgjedhjeve muajin e ardhshëm dhe se ai dhe një bashkëpunëtor prisnin të vdisnin si martirë, sipas aktakuzës.

Tawhedi, i cili mbërriti në SHBA në shtator të vitit 2021, kishte ndërmarrë disa hapa në javët e fundit për të avancuar planet e tij për sulmin, përfshirë këtu porositjen e pushkëve AK-47, likuidimin e pasurive të familjes dhe blerjen e biletave për gruan dhe fëmijën e tij për t’u kthyer në Afganistan, thanë zyrtarët.

Arrestimi vjen ndërsa FBI-ja përballet me shqetësime të rritura për mundësinë e dhunës ekstreme në territorin amerikan, me drejtorin Christopher Wray që i tha Associated Press në gusht se nuk mund ta kujtonte një kohë në karrierën e tij kur kishte kaq shumë kërcënime të ndryshme njëkohësisht.

“Terrorizmi mbetet prioriteti numër një i FBI-së dhe ne do të përdorim çdo burim për ta mbrojtur popullin amerikan”, tha Wray në një deklaratë të martën.

FBI-ja nuk zbuloi saktësisht se si Tawhedi ra në radarin e hetuesve, por përmend provat që tregojnë përkushtimin e tij në planifikimin e sulmit. Një fotografi nga korriku, e përfshirë në aktakuzë, tregon një burrë që hetuesit e identifikuan si Tawhedi duke lexuar për dy fëmijë të vegjël, përfshirë vajzën e tij, “një tekst që përshkruan shpërblimet që një martir merr në jetën e përtejme”.

Zyrtarët thonë se Tawhedi gjithashtu konsumoi propagandë të Shtetit Islamik, kontribuoi në një bamirësi që shërben në mënyrë të fshehtë për grupin militant dhe komunikoi me një person që FBI-ja tha se ishte i përfshirë në rekrutimin dhe indoktrinimin e njerëzve të interesuar për ekstremizëm.

Bashkëpunëtori i supozuar i Tawhedit nuk u identifikua nga Departamenti i Drejtësisë, që e përshkroi atë vetëm si një i mitur, shtetas afgan dhe vëllai i gruas së Tawhedit.

Pasi të dy reklamuan shitjen e pronës personale në Facebook, FBI-ja përdori një informator muajin e kaluar për t’iu përgjigjur ofertës dhe për të krijuar një lidhje komunikimi me ta. Informatori më vonë i ftoi ata në një poligon qitjeje, ku ata porositën armë nga një agjent i fshehtë i FBI-së që po shtirej si partner biznesi, sipas dokumenteve të gjykatës.

Tawhedi u arrestua të hënën pasi mori në posedim dy pushkë AK-47 dhe municionin që kishte porositur, thanë zyrtarët. Bashkëpunëtori i paidentifikuar gjithashtu u arrestua, por Departamenti i Drejtësisë nuk dha detaje për shkak se ai është i mitur.

Pasi u arrestua, Departamenti i Drejtësisë tha se Tawhedi u tha hetuesve se kishte planifikuar një sulm për Ditën e Zgjedhjeve që do të synonte turma të mëdha njerëzish.

Tawhedi u akuzua për komplot dhe përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, që është përcaktuar nga SHBA-ja si një organizatë e huaj terroriste. Dënimi për këtë akuzë është deri në 20 vjet burgim.

Ai u paraqit në gjykatë të martën dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim.

Një grua që e identifikoi veten si gruaja e Tawhedi refuzoi të diskutojë për rastin.

“Nuk duam të flasim me mediat”, tha gruaja, e cila nuk dha emrin e saj.

Tawhedi hyri në SHBA me një vizë speciale imigrimi në vitin 2021 dhe ka qenë me lejeqëndrim të përkohshëm, në pritje të përfundimit të procedurave të tij të imigracionit, tha Departamenti i Drejtësisë.

Shawn VanDiver, president i #AfghanEvac, një koalicion organizatash të përkushtuara për të ndihmuar afganët që përpiqen të largohen nga Afganistani, tha se edhe pse akuzat janë serioze, “është e rëndësishme që të mos fajësojmë një komunitet të tërë për veprimet e një individi. Mijëra afganë që u vendosën në Shtetet e Bashkuara po punojnë për të ndërtuar jetë të reja dhe për të kontribuar në të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Këta janë të njëjtët individë që qëndruan krah për krah me ne në Afganistan për më shumë se dy dekada, duke mbrojtur vlerat që ne i çmojmë”, tha ai në një deklaratë. “Tani, ata janë fqinjët tanë dhe ne duhet t’i mbështesim ata ndërsa kërkojnë siguri dhe stabilitet në shtëpinë e tyre të re”./REL

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakër e pandalur në Gaza: 67 të vrarë sot, mbi 57,000 viktima në total

Masakër e pandalur në Gaza: 67 të vrarë sot, mbi 57,000 viktima në total

Organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë nga Izraeli lirimin e punjonësve shëndetësorë palestinezë

Organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë nga Izraeli lirimin e punjonësve shëndetësorë palestinezë

Pranon akuzën e abuzimit seksual ndaj së bijës së mitur, burg për Zamir Metën

Pranon akuzën e abuzimit seksual ndaj së bijës së mitur, burg për Zamir Metën

Ministri izraelit bën thirrje për aneksim të Bregut Perëndimor

Ministri izraelit bën thirrje për aneksim të Bregut Perëndimor

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

Trump tha se e ndali Serbinë të sulmonte Kosovën, Kurti: Faleminderit!

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: I quajta deputetë ‘nomadik’ jo për t’i ofenduar

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Kurti: PDK është parti me 4-5 kryetarë, nuk ka ofertë për koalicion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X