Futbollisti kosovar Betimi Fazliji është kthyer te ekipi i Superligës së Zvicrës, St. Gallen, pas një viti të kaluar te ekipi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, St. Pauli.
St. Pauli në faqen zyrtare ka njoftuar për dakordimin e arritur me St. Gallenin, ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet.
Reprezentuesi i Kosovës te St. Pauli ishte transferuar pikërisht nga St. Galleni në verën e vitit 2022 për 450 mijë euro.
Fazliji 24-vjeçar është produkt i akademisë së St. Gallenit.
“Kam kaluar një vit mjaft intensiv te St. Pauli. Ndonëse gjërat nuk shkuan saktësisht siç pritur, kam mësuar shumë këtu dhe kam bërë një hap të madh para në zhvillimin tim si futbollist. I jam shumë falënderues klubit, tifozët dhe sigurisht bashkëlojtarëve. Do të kem kujtime shumë të mira nga koha në Hamburg”, ka thënë mesfushori defensiv, Fazliji, për faqen zyrtare të St. Paulit.
Fazliji ka shprehur kënaqësinë që është kthyer te St. Galleni.