tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Farat më të mira për shëndetin e gjithë organizmit

tëvë1 nga tëvë1
17/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Farat janë një prej thesareve më të mëdha të njerëzimit.

Ato ofrojnë shumë proteina, acide yndyrore, minerale dhe vitamina të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit.

Ato mund të përdoren në gatime të ndryshme jo vetëm për të pasuruar shijen por edhe për të përmirësuar shëndetin.

Ekspertët kanë përpiluar listën e 6 farave më të rëndësishme që duhet t’i konsumojmë patjetër.

Farat Chia

Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Ato janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

Në 25g fara chia gjenden rreth 9g fibra. ndërkohë që sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë.

Kështu që konsumi i  25g fara chia çdo ditë mund të jetë një kontribut i dobishëm për shëndetin.

Farat e Kungullit

farat e kungullit që janë të pasura me acide yndyrore omega-3 e mbajnë zemrën të shëndetshme duke ulur tensionin e gjakut.

Këto fara ulin nivelin e kolesterolit, rreziqet e shfaqjes së diabetit, peshën e tepërt, përmirësojnë humorin, luftojnë kancerin, dhe mbrojnë veshkat.

Rekomandohet të konsumoni 5 deri në 10 gramë me fara kungulli në ditë për të mbrojtur veshkat dhe parandaluar formimin e gurëve.

Farat e Linit

Farat e linit janë të pasura me Omega-3, fibra dhe proteina.

Në këto fara gjenden një sërë përbërësish të tjerë që kanë efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, madje edhe zhvillimin e qelizave të dëmshme në trup.

Studime të shumta kanë treguar që farat e linit mundësojnë edhe humbjen në peshë.

Farat e Susamit

Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i bakrit, magnezit, manganit, kalciumit, hekurit, fosforit, vitaminës B1, zinkut, seleniumit dhe fibrave.

Ato përmbajnë sesaminë dhe sesamolinë, dy substanca shkencërisht të njohura për aftësitë në uljen e kolesterolit, parandalimin e tensionit të gjakut dhe pastrimin e mëlçisë.

Farat e Rrushit

Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut.

Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës.

Farat përmbajnë, madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9, të cilat janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës.

Farat e Lulediellit

Farat e lulediellit janë një burim i mirë i seleniumit, që konsiderohet armik i zhvillimit të qelizave vrasëse në organizëm.

Ato kanë kalcium, magnez, bakër, vitaminë E, antioksidantë, proteina të cilat i bëjnë mirë shëndetit të njeriut nga koka tek këmbët./AgroWeb

Të ngjashëm

SHËNDETI

Llojet e testeve të tiroides – Pse është e rëndësishme t’i bëni

08/06/2023
SHËNDETI

Si ndikojnë multivitaminat tek demenca

08/06/2023
SHËNDETI

Disa mënyra për të qëndruar më pak ulur dhe për të lëvizur më tepër

07/06/2023
SHËNDETI

Pse djersitni gjatë natës në gjumë? – Problemet shëndetësore që e shkaktojnë

07/06/2023
SHËNDETI

Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

07/06/2023
SHËNDETI

Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

06/06/2023

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
0

Një zjarr ka shpërthyer në Tregun Gjelbër në Prishtinë rreth orës 22:00. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së...

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023
0

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se të gjitha të dhënat që janë raportuar për inventarin në vlerë të...

Të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami në Afganistan

08/06/2023
0

Një shpërthim ka goditur në xhami në provincën veriore afgane të Badakshanit gjatë një funerali të një zyrtari taliban. Nga...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.