Hetem Halilit, shiu i rrëmbyeshëm i 7 janarit i depërtoi edhe brenda shtëpisë, e pothuajse ia shkatërroi të gjitha orenditë.
Andaj që atëherë, thotë se i është bërë goxha e vështirë jetesa.
“Jeni të bindur që as nuk kemi ku me ra as me u zgju, a ku te gatuajmë, e as s’kemi mu ngrohë”, thotë qytetari Hetem Halili.
Vlera e dëmit që iu bë në shtëpi, thotë se kap vlerën e mbi 9 mijë eurove.
Por për të, që as nuk punon e as s’merr ndihmë nga shteti, kjo shumë është e paarritshme.
“Hala është ajo era, se prej krejt seneve kanë mbet vetëm kauqat, por të mbytë era se nuk po teret”, thotë Halili.
Por ani se kanë kaluar gati tre muaj që kur shiu ia përfshiu shtëpinë, Haliti thotë se ende asnjë ndihmë s’i erdhi nga shteti.
“Kisha bo apel të qeveria që me na ndihmu, jo vetëm mu po krjet mahallës që na ka bë dëm”.
Dalja nga shtrati e lumit Sitnica, përfshiu dhjetëra shtëpi, këtu në lagjen “2 korriku” në Mitrovicë.
Megjithatë komuna tashmë ka bërë vlerësimin e dëmit për gjithë qytetin, dhe së shpejti pritet që raportin ta dorëzoj në ministrinë përkatëse.
Ndërkohë nga qeveria, nuk kanë treguar se kur do të kompensohen familjet e prekura nga vërshimet.
Shirat e rrëmbyeshëm, goditën edhe disa komuna të tjera të vendit, përfshirë Skenderajn, Pejën, Gjakovën, Malishevën, Fushë Kosovën e Obiliqin.






