TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familja thotë se kanë bërë kërkesë që Salih Mustafa të vizitojë Kosovën, Specialja e mohon

Babai i Salih Mustafës është në gjendje të rënduar shëndetësore. Për këtë shkak, familja konfirmon se përmes avokatit është bërë kërkesa që Mustafës t’i mundësohet vizita e tij. Mirëpo, nga Gjykata Speciale mohojnë parashtrimin e kërkesës.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1
A A
Ekspertiza për viktimat, njohësit tregojnë nëse do të ketë ndikim në verdiktin e gjykatës

Është i arrestuari i parë dhe i dënuari i parë Gjykatës Speciale nën akuzat për krime lufte.

Salih Mustafa, pas vendimit të apelit, u dënua me 15 vite burgim.

Që nga shtatori i vitit 2020, ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Pesë vite pas, ai ka mundësi që të vijë në Kosovë.

Kjo për një vizitë tek babai i tij, i cili është në një gjendje të rënduar shëndetësore.

Megjithatë, nga Gjykata Speciale thonë se ende nuk është bërë një kërkesë që Mustafës t’i lejohet të vijë në Kosovë që ta vizitojë babanë.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse është bërë një kërkesë”, thotë Angela Griep, zëdhënse e Dhomave të Specializuara.

Tëvë 1 ka tentuar të marrë një përgjigje nga avokati i Mustafës në lidhje me këtë kërkesë, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Mirëpo, nga familja kanë konfirmuar se kërkesa veçse është bërë.

Kështu thonë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Avokati i Salih Mustafës ka bërë kërkesë, kjo është reale. Por, nuk kemi të dhëna nëse iu ka leju vizita apo jo. Ne ju kemi bërë thirrje, kemi reagu që është e drejtë legjitime dhe e garantume me konventa ndërkombëtare që iu lejohet në mënyrë humanitare me vizitu babain e vet, që është i shtrirë në spital dhe e ka gjendjen e rëndë”, ka thënë Hysni Gucati – kryetar i OVL –UÇK-së

Ai tregon se sa rëndë e përjetojnë moslejimin e vizitës të paraburgosurit, pasi edhe vet sa ishte në Hagë ishte ballafaquar me një rast të tillë.

“Në shpirt e di çka domethënë kur e ki familjarin e sëmurë dhe nuk mundesh me ardhë me vizitu, e ka vuajt edhe Hashimi, Kadria, Jakupi, Haxhi Shala e Nasimi. Do të thotë ne i kemi pasur këto raste në burg që edhe na kanë vdekë familjarët dhe kjo është shumë e rëndë për Salih Mustafën dhe për familjen, se Gjykata nuk e lejon me ardhë për një vizitë dhe kjo është një sjellje ma e poshtër, s’di qysh me thanë më keq”, thotë Gucati

Për arsye të njëjtë, vizitë tek familjarët e sëmurë, Gjykata Speciale ua pati lejuar ardhjen në Kosovë, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Katër persona të lënduar në një aksident në Parallovë të Artanës

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Inspektohen punimet në urën e Ibrit, Ministria: Projekti po ecën sipas planit

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Erdogan pret në takim shefin e NATO-s në Ankara

Emisioni “Ditari” 06.07.2026

Emisioni “Ditari” 06.07.2026

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Arrestohen dy persona në Podujevë, kapen në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike në plantacion

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Fermerët, “Vita” dhe Ministria e Bujqësisë arrijnë marrëveshje të përkohshme, grumbullimi i qumështit rifillon nga sonte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën