TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

by teve1
3 muaj ago
3
A A
Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

Tre shtetas të Kosovës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku të enjten në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Viktimat janë një 63-vjeçar, djali i tij 34-vjeçar dhe nipi 16-vjeçar.

Ramzi Aliu, i cili humbi vëllain me djalin e tij dhe nipin, ka treguar se lajmin për aksidentin e ka marrë nga policia gjermane përmes djalit të tij.

“Lajmin e mora pasi në ora 06:15 kam kontaktuar me ta, kam folur në telefon. E kam provuar më pas në gjysmë të 9-tës, por nuk më lajmëroheshin. Tri telefonata nuk m’i hapën. Pastaj policia atje e ka thirrur djalin tim këtu, në bazë të numrit të telefonit, dhe kështu e morëm vesh”, ka rrëfyer Aliu për KosovaPress.

Ai ka thënë se dhimbja është e madhe, pasi në aksident kanë humbur jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.

“Më rëndë s’ka. Tre anëtarë prej një familjeje, shumë rëndë. Këta të tre ishin: vëllai 63 vjeç, djali i vëllait 34 vjeç dhe nipi im 16 vjeç”, ka thënë ai.

Aliu ka treguar se komunikimin e fundit me familjarët e kishte pasur pak para aksidentit.

“Komunikimin e fundit e kam pasur në 06:15 fiks. Më kishte thirrur nipi e une ne shitore e nuk ja qela se thash ti kryj kam kohe me pastaj e kam thirr në 06:15. Kam folur me të dhe me vëllain. Rreth 15 minuta para orës 07:00 ka ndodhur ndeshja”, ka deklaruar ai.

Familja ende nuk ka marrë detaje nga autoritetet gjermane për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.

“Policia nuk na ka dhënë asnjë njoftim se si ka ndodhur. As policia atje, as askush. Ende nuk dimë asgjë. Tani djali i vëllait ka shkuar atje bashkë me babain, ndërsa djali im ka shkuar sot me gruan, pasi fëmija është nën 16 vjeç dhe nuk po e lejojnë pa nënshkrimin e babait dhe nënës”, ka thënë Aliu.

Ai ka bërë të ditur se varrimi pritet të bëhet Komogllavë në por ende nuk dihet koha.

“Varrimi do të bëhet në Komogllavë por kohën nuk e dimë akoma, sepse nuk kemi asnjë informatë nga Gjermania”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

Behluli: Ndryshoi pushteti në Serbi, por qëndrimi ndaj Kosovës mbetet i njëjtë

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Harry Kane fiton “Topin e Artë”

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën