TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

by Teve1
4 muaj ago
1
A A
Evropa në alarm, të nxehtit ekstrem thyen rekorde

Edhe pse korriku sapo ka hyrë, Evropa ka përjetuar tashmë dy valë të forta të të nxehtit, të cilat kanë thyer rekorde dhe konsiderohen si një tregues i qartë i klimës së re që po krijohet nga ndryshimet klimatike.

Pas temperaturave të larta të muajit maj, qershori solli vapë edhe më ekstreme, duke thyer rekorde në shumë vende evropiane. Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, ndërsa një tjetër valë të nxehti pritet të godasë kontinentin.

Vala e qershorit ishte veçanërisht e rëndë për shkak të kombinimit të temperaturave shumë të larta dhe lagështisë së madhe, e cila e bën më të vështirë ftohjen e trupit përmes djersitjes. Temperaturat mbetën të larta edhe gjatë natës, duke mos e lejuar organizmin që të pushojë.

Në Cardiff u regjistrua nata më e ngrohtë e qershorit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa shumica e Anglisë dhe Uellsit përjetuan të paktën një “natë tropikale”, kur temperaturat nuk zbresin nën 20 gradë Celsius, fenomen ky që dikur ishte shumë i rrallë në Britani.

Shkencëtarët theksojnë se netët tropikale dhe valët ekstreme të të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pasi temperaturat globale vazhdojnë të rriten.

Sipas ekspertëve të Met Office, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor i kanë bërë këto ngjarje më të mundshme dhe më intensive. I njëjti sistem atmosferik që coi vapën ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar preku edhe pjesën më të madhe të Evropës. Gjermania e cilësoi këtë valë si “një valë të nxehti që do të hyjë në histori”, ndërsa Franca e përshkroi si “historike” dhe “jashtëzakonshme”. Më shumë se 12 vende në Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Lindore thyen rekordet e temperaturave të qershorit, në disa raste me diferenca prej 2-3°C krahasuar me rekordet e mëparshme.

Disa vende regjistruan temperatura mbi 40°C, duke vendosur rekorde të reja për çdo periudhë të vitit, edhe pse qershori zakonisht është më i freskët se korriku. Sipas meteorologëve, edhe pse këto temperatura janë të pazakonta krahasuar me të dhënat historike, ato nuk janë më të papritura në kushtet e ngrohjes globale. Rritja e temperaturave globale gjatë shekullit të fundit lidhet kryesisht me emetimet e gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor.

Evropa po ngrohet më shpejt se shumë rajone të tjera të botës, gjë që e bën kontinentin gjithnjë e më të ekspozuar ndaj valëve të shpeshta dhe intensive të të nxehtit ekstrem

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

Tragjedia në Elbasan, një viktimë, një i zhdukur dhe 10 të lënduar pas shpërthimit në një pallat banimi

Lideri i opozitës izraelite akuzon Netanyahun për përpjekje për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje

Lideri i opozitës izraelite akuzon Netanyahun për përpjekje për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

JD Vance thotë se lufta me Iranin ishte arsyeja e humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

​Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

IKD kërkon transparencë dhe mbrojtje të rendit kushtetues nga presidentja e re

IKD: Raporti i BE-së për vitin 2026 paraqet gjendjen shqetësuese në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e reformave

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Haxhiu: T’i japim një ritëm të ri reformave dhe të shënojmë përparim në fushat ku janë evidentuar ngecje

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

Pas supermarketeve dhe bankës, sulmet kibernetike godasin edhe frigoriferët e gjakut në Francë

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

Shiroka-Pula pranoi raportin e Komisionit Evropian, thekson përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën