TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eurodeputetja Burkhard mbështet Kosovën: ShBA dhe KE të ndryshojnë rrugën

Zëvendëskryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën, Delara Burkhardt është takuar dje në Francë me presidenten Vjosa Osmanin, me ç’rast kanë biseduar për situatën në Kosovë.

Burkhard ka mbështetur Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimet e fundit në veri të Kosovës, derisa ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar me qasjen karshi Kosovës.

“Ne socialistët dhe demokratët në Parlamentin Evropian qëndrojmë fuqishëm në anën e Kosovës dhe qeverisë së Albin Kurtit. SHBA-të, si dhe Komisioni Evropian po marrin rrugën e gabuar në konfliktin Kosovë-Serbi, në mënyrë që ta lidhin Serbinë më ngushtë me kampin euroatlantik. Kjo politikë injoron rolin destabilizues të regjimit të Vuçiqit, i cili instrumentalizon rregullisht pakicat serbe në rajon për të vepruar kundër qeverive kombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe shtetit të Kosovës. Kjo është dritëshkurtër.”, është shprehur ajo.

Eurodeputetja e SPD-së, Burkhard ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Komisioni Evropian duhet ta ndryshojnë rrugën e tyre. Ajo e ka konsideruar të mirë planin pesë-pikësh të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin në veri.

“SHBA dhe Komisioni Evropian duhet të ndryshojnë rrugën e tyre. Ne duhet të emërtojmë dhe të kundërveprojmë politikën e jashtme destabilizuese të Serbisë në mënyrë që të mbështesim Republikën Demokratike të Kosovës të drejtuar nga vlerat e BE-së. Plani 5-pikësh i qeverisë Kurti është një pikënisje e mirë.”, ka shtuar tutje ajo.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

Qeveria e Kosovës është kritikuar lidhur me veprimet në veri të vendit.

Të martën (13 qershor), është raportuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takimi Kurti-Costa, Qeveria: Kosova, e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Takimi Kurti-Costa, Qeveria: Kosova, e gatshme për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Çitaku takohet me Costan, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së dhe sfidat e shtetndërtimit

Çitaku takohet me Costan, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së dhe sfidat e shtetndërtimit

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në Prizren

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja lë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj Orges Zhugollit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës

Gjenerata e re e Kosovës në xhudo, vazhdon përgatitjet në Kampe Ndërkombëtare

Gjenerata e re e Kosovës në xhudo, vazhdon përgatitjet në Kampe Ndërkombëtare

Një vit jashtë garës së Kupës, Shkëndija dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

Një vit jashtë garës së Kupës, Shkëndija dënohet rëndë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut

Ferrari nuk do të ndalojë së prodhuari vetura me benzinë

Ferrari nuk do të ndalojë së prodhuari vetura me benzinë

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në Prizren

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja lë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj Orges Zhugollit për vrasjen në Gllamnik të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën