Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar sot kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Eurodeputeti Terras u njoftua nga afër rreth dëmit të shkaktuar, ku më 29 nëntor u krye sulmi terrorist.
Terras nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm në Varagë.
“Ne u thelluam në rrugën e BE-së në dritën e vrullit të ripërtërirë të zgjerimit dhe sfidave përpara. Fotot: Ura e Mitrovicës dhe vendi i sulmit në Bajnska”, ka shkruar ai në X.
A very engaging conversation with representatives of @KWN_RrGK, @IKD_org, @kosovo2point0, @NSIMitrovica, @KCSFoundation and @ECPMF.
We delved into 🇽🇰’s EU path in light of the renewed enlargement momentum, and challenges ahead.Photos: Mitrovica bridge & site of Bajnska attack pic.twitter.com/aQuGYBNZv5
— Riho Terras (@RihoTerras) December 10, 2024








