Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se të shtunën pritet të arrijnë në Kosovë pesë xhandarë nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Fcaebook, EULEX ka njoftuar se ardhja e këtyre pjesëtarëve është kontribut i Forcës së Xhandarmërisë Evropiane-EUROGENDFOR.
“5️⃣ xhandarë të Gendarmerie Nationale të Francës 🇫🇷 do të dislokohen nesër në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të Policisë së Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), aktualisht e përbërë prej 2️⃣4️⃣ Karabinierëve italianë 🇮🇹 dhe 2️⃣0️⃣ Zyrtarëve lituanezë 🇱🇹 të sigurisë publike. Dislokimi i tyre do të kontribuojë për informimin e Misionit mbi situatën”, thuhet në njoftimin e EULEX.