Pas një periudhe jo të vlerësuar te Ballkani, mesfushori kosovar Eris Abedini po shkëlqen në Zvicër.
Te ish-kampioni i Kosovës, nuk kishte minutazhë, por ai ka marrë shiritin e kapitenit te Xamax dhe është rikthyer në formë të lartë.
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri, Abedini dha sinjale të qarta se është gati për një sezon të madh.