tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Erdogan i bindur për fitore, por pranon mundësinë e balotazhit

teve1 nga teve1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka udhëhequr vendin e për 20 vjet, po përballet me një rezultat të ngushtë nga votimet në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Votat po vazhdojnë të numërohen dhe bëhet e ditur se mund të ketë një balotazh vendimtar midis Erdoganit dhe kundërshtarit të tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu.

Rezultatet përfundimtare që dalin pas numërimit të votave, qofshin ato brenda disa ditësh apo pasi rundi i dytë i votimit të zhvillohet brenda dy javësh, do të përcaktojnë nëse shteti i Turqisë, aleat i NATO-s, mbetet nën kontrollin e Erdoganit ose rifillon një rrugëtim më demokratik, të premtuar lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu.

Duke folur para mbështetësve në Ankara, Erdogan, 69 vjeçar, tha se ai ende mund të fitonte, porse do të respektonte vendimin e qytetarëve nëse gara shkon në një balotazh pas dy javësh.

“Ne ende nuk e dimë nëse zgjedhjet përfunduan në rundin e parë…Nëse kombi ynë ka zgjedhur për një rund të dytë, kjo është gjithashtu e mirëpritur”, tha Erdogan në mëngjesin e së hënës, duke vënë në dukje se votat e qytetarëve turq që jetojnë jashtë vendit duhet ende të numërohen.

Ai mblodhi 60% të votave të diasporës në vitin 2018.

Zgjedhjet e këtij viti në Turqi u përqendruan kryesisht në çështjet e brendshme si ekonomia, të drejtat civile dhe tërmeti i muajit shkurt që la të vdekur më shumë se 50,000 njerëz, shkruan REL.

Me numërimin jozyrtar gati të përfunduar, mbështetja e votuesve për presidentin aktual kishte rënë nën shumicën e kërkuar që ai të fitonte. Erdogan ka 49.3% të votave, ndërsa Kilicdaroglu, 45%, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

“Ne do të fitojmë absolutisht raundin e dytë…dhe do të sjellim demokracinë”, tha Kilicdaroglu, 74 vjeç, kandidati i një aleance gjashtë partish, duke argumentuar se Erdogan kishte humbur besimin e një kombi që tani kërkon ndryshim.

Autoriteti zgjedhor i Turqisë, Bordi i Lartë Zgjedhor, tha se do t’i bënte publike rezultatet sapo të përfundonte dhe finalizohej numërimi.

Sipas bordit, shumica e fletëve të votimit nga 3.4 milionë votues me të drejtë vote jashtë shtetit duhet ende të numërohen, dhe balotazhi i zgjedhjeve të 28 majit nuk është i garantuar.

Tags: balotazhiErdoganZgjedhjet në Turqi

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Peleshi: “Defender Europe 23” po zhvillohet në pesë baza ushtarake

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Vuçiq jep dorëheqje nga udhëheqja e SNS-së

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Kievi: Rusia po planifikon një aksident bërthamor në Zaporizhia

27/05/2023
Aleksander Vuçiq
LAJMET

Vuçiq thotë se do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas zhvillimeve në veri

26/05/2023
RAJONI/BOTA

Në Beograd nis tubimi i mbështetësve të Vuçiqit

26/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.