TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elvisi 10 vjeçar në gjendje kritike pas aksidentit në Fushë Kosovë, shoferi i ikën vendit të ngjarjes

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Elvisi 10 vjeçar në gjendje kritike pas aksidentit në Fushë Kosovë, shoferi i ikën vendit të ngjarjes

Nëna e Elvis Hasanit, një fëmijë 10-vjeçar nga komuniteti ashkali, i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës, ka bërë apel për ndihmë për sigurimin e medikamenteve të nevojshme për shërimin e djalit të saj.

Për televizionin Tëvë1, ajo ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet familja:

“Krejt infuzionat po duhet me i ble vet pare, s’po kem veç qka po na ndihmojnë kështu.”
“Policia na kanë thënë që e kanë nxon fajtorin dhe na kanë thonë që do të vijmë aty ditën mas aksidentit, po nuk kanë ardhë pra do të thotë janë bërë 3 javë prej aksidentit dhe s’ka ardh kush me pa, edhe ata po na anashkalojnë se jemi shkali.”

Tutje, një qytetare tjetër, Dafina Krasniqi, në rrjetin social Facebook ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë shëndetësore të Elvis Hasanit, duke kritikuar mungesën e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse:

“Para rreth një jave e kam nda në mediat sociale personale rastin e Elvis Hasanit, fëmijës 10-vjeçar, Ashkali, i goditur nga një veturë më 10 gusht në Bresje të Fushë Kosovës. Këtë lajm ASNJËHERË s’e kam pa në ndonjë platformë të lajmeve në Kosovë… Familja e Elvisit është në spitalin pediatrik prej 18 ditësh, me informata të kufizuara mbi gjendjen dhe prospektin e shërimit, ndërsa Elvisi i vogël mbetet në gjendje shumë të rëndë, me dëmtim të trurit dhe pa mundësi të rikthejë vetëdijen e lëvizjen në anën e djathtë të trupit.”

Krasniqi ka shtuar se familja nuk ka marrë asnjë informacion për procedurat ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin:

“Familja poashtu nuk ka marr ASNJE informate përditësuese për procesin e hetimit lidhur me personin që e ka godit dhe është largu pa i ofru asnje ndihme Elvisit.”

Ajo ka bërë gjithashtu apel për trajtim të dinjitetshëm dhe respekt për viktimat e aksidenteve:

“Mirëpo mbetem dëshmitare e dëshpëruar për dështimet e vazhdueshme për të treguar respekt e ndjeshmëri për trajtim të dinjitetshëm të aksidentit dhe shërimit të Elvisit, e shumë fëmijëve të tjerë – që janë të drejta të tyre bazike të pamohueshme dhe duhet të realizohen!!”

Familja dhe qytetarët bëjnë thirrje për mbështetje financiare dhe mjekësore për Elvis Hasanin, i cili vazhdon të qëndrojë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Tags: alarmantePolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Krasniqi: Veprimet tona dhanë përparësi paqes, historia do të tregojë të vërtetën

Krasniqi: Veprimet tona dhanë përparësi paqes, historia do të tregojë të vërtetën

Krasniqi në Hagë: Qëndroj para jush jo si kriminel, por si njeri i kalitur në luftëra

Krasniqi në Hagë: Qëndroj para jush jo si kriminel, por si njeri i kalitur në luftëra

Selimi: Historia e Kosovës nuk shkruhet në një sallë gjyqi

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën