TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Eksperti ndërkombëtar thotë se Ukraina mund të detyrohet të pranojë marrëveshje të dëmshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i bindur se vetëm administratat e tij është e aftë për ti dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Por, ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se Ukraina mund të detyrohet të pranojë një marrëveshje të dëmshme me Rusinë.

nga Shpat Blakcori
5 muaj më parë
1 0
A A

Mjaftoi një postim nga Donald Trump në platformën e tij Truth Social për ta marrë gjithë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Presidenti amerikan është shprehur jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë për të se ka bërë një punë të tmerrshme përgjatë këtyre viteve.

Për me tepër Trump tha se Zelenksy është një “diktator pa zgjedhje”, andaj i ka kërkuar që të “veprojë më shpejt, apo do të mbetet pa shtet”.

Trump u shpreh i bindur se vetëm administrata e tij mund t’i jap fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses një fund të Luftës me Rusinë, diçka që të gjithë pranojnë se vetëm ‘TRUMP’ dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa ka dështuar të sjellë paqen”, u shpreh Trump.

Në anën tjetër, Zelensky akuzoi administratën Trump për nxjerrjen e Moskës nga izolimi.

E pavarësisht kritikave të Trump ndaj partnerëve evropian,  Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer do të vizitojnë Uashingtonin javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan, ku do të diskutohet për çështjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Që të dy liderët evropian këmbëngulin në mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Ukrainës.

Profesori nga Westminster University, Aidan Hehir, thotë se administrata Trump dëshiron që Ukraina t’ia dorëzojë Rusisë provincat lindore dhe Krimenë.

Sipas tij kjo do të ishte një marrëveshje shumë dëmshme për Ukrainën.

“Duket se administrata Trump dëshiron që Ukraina t’i jap Rusisë provincat lindore dhe Krimenë, të pranojë ato që janë tash nën kontrollin rus. Kjo do të prezantohet si marrëveshje për paqe. Ky do të ishte një poshtërim i madh për Ukrainën sepse do t’i ngjante Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938, kur Chamberlain lejoi Hitlerin të marrë një pjesë të Çekosllovakisë. Historia e ledhatimit të liderëve dhunues është ajo që duhet të na frikësojë neve. Ajo çfarë po ndodh me Ukrainën sot ka një jehonë të zymtë të viteve 1930-ta. Është një poshtërim moral edhe katastrofë strategjike”

SHBA-ja dhe Rusia kanë mbajtur një takim në Riad më 18 shkurt, në të cilin nuk u ftua Kievi, e as Evropa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Vedat Muriqi vazhdon me Mallorcën deri në vitin 2029

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës: Një gjeneratë mjekësh të vrarë

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Haradinaj: Faqezinjtë në parlament, shteti s’po bën asgjë për djemtë e vet në Hagë

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

Nis Evropiani i Esports në Kosovë, Kurti: Ngjarje e madhe, ta mbështesim me zemër ekipin tonë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë – Kurti: Ajo tashmë e ka vëmendjen tonë

Sonte zhvillohet PSG – Real Madrid, ‘finalja para finales’ në Botërorin e Klubeve

Sonte zhvillohet PSG – Real Madrid, ‘finalja para finales’ në Botërorin e Klubeve

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Kosova pëson nga Azerbajxhani

Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X