TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Eksperti i sigurisë sqaron pasojat e vendimit të ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Eksperti i sigurisë sqaron pasojat e vendimit të ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, tha se nëse Kosova nuk arrin ta bindë ShBA-në që është burim i sigurisë dhe paqes, atëherë sipas tij, do të ketë probleme në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.

“Për Kosovën nuk është vendim i mirë. Ky urdhër i Biden tregon edhe një herë investimet që ka State Departmenti Amerikan në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Derisa kemi një vazhdim të një urdhri të tillë, kemi situatë emergjente. Derisa kemi një situatë emergjente, pa dyshim që kemi të bëjmë me struktura të sigurisë. Për 1 vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e konsiderojnë Kosovën dhe Ballkanin një vend të sigurt ku mund t’i drejtojnë investitorët e tyre për një ekonomi më stabile. Nëse Kosova nuk arrin t’i bindë shtetet e fuqishme, siç janë ShBA-ja, që tanimë Kosova është burim i sigurisë dhe paqes, do të kemi probleme në fushën e ekonomisë, e pastaj pa dyshim që do të kemi probleme edhe në fushën e sigurisë”, deklaroi Elezi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Mirëpo, eksperti i sigurisë, ende më shqetësuese e sheh faktin që Kosova akoma mbetet një vatër nga ku mund të rrezikohen aktivitetet e paqes që ShBA-të kanë në Ballkan e rajon, shkruan teve1.info.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Nga therja me thikë pëson një grua, e nga spreji një 46 vjeçar

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Vizitat në qendrën e paraburgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, vazhdojnë kufizimet

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

34 ditë afat për presidentin, Osmani kërkon nga deputetët që “urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim”

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

Sekuestrohen 27 mijë filtra dhe 91 kg duhan në Prishtinë

“Këndi i Debatit” 25.03.2026

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, do të kthehen cent më cent

Abdixhiku: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit mbetet te LVV-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën