TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ekskluzive: Vrasja e trefishtë në Gllogjan, aktgjykimi lirues – Flet prokurorja e rastit, Sahide Gashi

Të hënën, Gjykata Themelore në Pejë, i shpalli të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Me këtë vendim nuk po pajtohet prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, thotë se do të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit.

by Adea Mustafaj
3 muaj ago
6 1
A A

Interesimi për ta dëgjuar verditikn final, ishte i madh.

Për këtë, fjalën e mori, kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska.

Ky i fundit, e lexoi aktgjykimin, përmes të cilit i shpalli të pafajshëm tre anëtarët e familjes Mehmetaj.

Babai me dy djemtë, ishin të akuzuarit e vetëm për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan, në vitin 2021.

Por, me këtë vendim nuk po pajtohet prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Kjo e fundit të enjten në një intervistë ekskluzive për Tëvë1, tha se provat e administruara gjatë procesit dëshmojnë për përgjegjësinë e të akuzuarve.

“Duhet ta kemi të qartë që Prokuroria në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk e komenton asnjë vendim të Gjykatës. Mirëpo, ajo çka duhet të themi është që Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me njësitë më elitare të hetuesve të këtij vendi, e ka hetuar që nga fillimi deri në fund këtë rast dhe kemi grumbulluar prova, të cilat e kanë ngritur këtë aktakuzë, e cila është bazuar ekskluzivisht në prova të materiale dhe dëshmitarë. Qofshin dëshmitarë okularë, qofshin dëshmitarë të lidhur me motivin qoftë provave materiale, shkencore, nga ekspertiza që kemi pranuar, qoftë brenda edhe jashtë të institucioneve të Forenzikës. Dhe ne vazhdojmë të besojmë, se këto prova bazojnë thellë dhe jemi të bindur se te akuzuarit janë kryesore veprat penale për të cilat janë akuzuar, thotë ajo.

Gashi shton se të hënën, mungoi edhe arsyetimi i aktgjykimit.

“Në aspektin profesional, si Prokurori e Shtetit, në çdo rast të rëndë që ka zgjuar interesim aq të madh, ku kemi vrasje të trefishtë, dy prej tyre fëmijë, me rastin e ndarjes së vendimit të Gjykatës, ekziston dhe gjithmonë ka ekzistuar një praktikë, sepse opinioni dëshiron së paku versionin e shkurtër, në rastin e marrjes së një vendimi, qoftë shfajësues, apo fajësues, të japë një version të shkurtër të arsyetimit. Pse në këtë rast nuk e ka bërë Gjykatë në momentin që duhet me i drejtuar asaj, ka marrë atë vendim”, shprehet Gashi.

Pavarësisht kësaj, Prokurorja Gashi, thotë se ky rast ende nuk ka përfunduar.

Kjo meqë prokuroria thotë se do të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.

“Unë qëndroj fort që këtë provë, e cila është administruar dhe është pranuar si provë nga Gjykatë e ka vërtetuar këtë akuzë. Dhe ky është vendimi i Gjykatës, mirëpo ju siguroj se këtu nuk ka përfunduar puna jonë. Ne, pasi ta marrim aktin që e kemi me shkrim dhe e analizojmë arsyet e Gjykatës, me patjetër do të ushtrojmë ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe jemi të gatshëm ta shkojmë deri në fund”, shprehet ajo.

Ndërkohë, Tëvë1 ka vizituar edhe familje Mehmetaj në Gllogjan të Deçanit.

Tëvë1 te mërkurën ka provuar te marre një qëndrim edhe nga tre te akuzuarit për këtë rast, te cilët u shpallen te pafajshëm me vendim te gjykatës, por njeri nga ta, prapa kamerës, i tha televizionit se nuk janë te interesuar te flasin.

Ndryshe, pasi u liruan nga akuzat për vrasje të rëndë, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje, ku njëri u dënua me 3 vjet ndërsa tjetri me 1 vit burgim.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën