Që nga viti 2021, ky autobus vazhdon të qëndrojë në Stacionin Policor në Klinë.
Kjo pasi u bë shënjestër e sulmit në Gllogjan, ku mbetën të vrarë shoferi dhe dy nxënës.
Pesë vjet pas ngjarjes, në Gjykatën Themelore të Pejës u dha verdikti në shkallë të parë.
Tre të akuzuarit, për të cilët Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, u liruan.
Florim Mustafaj, babai i Gentianës, njërës prej nxënësve të vrara në këtë tragjedi, është tronditur nga vendimi që Halil Mehmetaj me dy djemtë, Kreshnikun dhe Kastriotin, të shpallen të pafajshëm.
“Unë vendimin e Gjykatës dje e kom pa tmerri i botës. Kush është shqiptar duhet me ni veten keq se çka është bërë dje me Gjykatën e Kosovës. Unë ia kam lënë drejtësisë prej ditës së parë. Unë kam qef që drejtësia me e zbardh këtë rast dhe s’ka dyshime tjera, veç qaty që pesë vjet jemi tu prit me u gjykua këta persona, se hetuesia, prokuroria kanë dhënë fjalë që këta tash dje gjykata i liroi ata, si me kon pa kurrfarë, që pesë vjet që janë tu u mbajt qaty. Unë jam shumë i shokum me familje, me kanunarët e mijë. Krejt Kosova është e shokuar prej këtij rasti”, thotë Mustafaj.
Mustafaj ka shpresë së Gjykata e Apelit do ta rikthej rasti në rigjykim.
“Unë mendoj sa ma shpejt me marrë masa, me na qetësu neve si familjarë, mos me u bo ma keq në këtë vend. Kush i ka lëshu këta, na paç në qafë neve, fëmijët atje, se janë hy gjuna me fëmijët tanë e me prindërit e fëmijëve. Unë, invalid i luftës, u duft me ngjat nëpër tanët seancat. Kom mendu që dje ka me u dhënë e vërteta, dje na ka shqetësua ajo gjykatë, këta qysh e kanë bo dje, po mujkan me u vra kush don edhe me u liru qysh i kanë liru këta dje, pa kurrfarë neni, pa kurrfarë. Unë jam shumë i shqetësuam. Unë kam me marrë masa, veç drejtësi kam me lyp, me dit kush ma ka vra çikën, kush na ka vra fëmijët në Gllogjan, 300 metra pa ardhë në shtëpi”, shprehet ai për Tëvë1.
Të revoltuar me vendimin, janë edhe familja Hamzaj, djali i të cilëve, Ledioni, u vra në Gllogjan 26 nëntor të vitit 2022.
“Ju kom thonë në fillim për rize të Zotit sa të mundeni njerëz adekuat me mujt me i hetua e me mujt me i marr jo me marr njerëz edhe me shku. Pesë vite llogarite mosha jem pesë vite me shkua për çdo seancë edhe me i pa aty njerëz që t’i kanë vra fëmijët unë nuk e di qysh njeri mundet me e përballu kësaj gjone. Unë ja kom lon drejtësisë. Drejtësisë ja lo deri në fund deri t’i vnon drejtësia duart në muri që i qon duart kështu unë nuk e luj. Ditë e natë enën kanë dojnë unë kom thonë ja kom lon drejtësisë”, thotë Jakup Hamza, axha i Ledion Hamzës.
Hamzaj, xhaxhai i të ndjerit Ledionit, është i bindur se faktet e tregojnë vetëm një gjë.
“Le ta din prokuroria, i kam të gjitha dokumentat, i kam me dokumenta, jam i bazuar në dokumenta, i bazuar në deklarata të të hetuesve, deklaratat e prokurores. I kam të gjitha dokumentet, i kam. Tre ekspertiza, Shqipëri, Mali të Zi, Kosovë, që është e njëjta armë që ka vrarë. Këta janë vrasës, këta janë vrasës, këta janë vrasës, e thom tri herë”, thotë ai.
Të akuzuarit u shpallën të pafajshëm nga Gjykata, pasi fillimisht u vendos që shqyrtimi gjyqësor të rihapet.
Shkak u bë një provë e prezantuar në fjalën përfundimtare nga prokurorja Sahide Gashi, që kishte të bënte me armën me të cilën pretendohet se është kryer vepra penale.
Që të tre të akuzuart, Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, që nga arrestimi e kanë mohuar tërësisht përfshirjen e tyre në këtë rast.



