Një qytetar ka dërguar një fotografi në redaksinë e Tëvë1, ku shihen ministrat në detyrë Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi në njërën prej institucioneve shkollore paralele të Serbisë që ende operojnë në Komunën e Dragashit.
Nuk është raportuar arsyeja e kësaj vizite dhe qëllimi i saj, por se a bëhet fjalë për ndonjë vizitë para mbylljes të edhe këtyre institucioneve paralele si rastet e tjera të mbylljes së këtyre institucioneve mbetet të shihet.