TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe pas takimit me ministren Haxhiu, vazhdon greva në Pallatin e Drejtësisë

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Edhe pas takimit me ministren Haxhiu, vazhdon greva në Pallatin e Drejtësisë

Në Pallatin e Drejtësisë po vazhdon greva e punëtorëve të administratës për të nëntën ditë me radhë (pa fundjavën). Këshilli grevist ka pasur takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, por pa ndonjë rezultat.

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi thotë nuk ka ndërprerje të grevës deri në realizimin e kërkesave.

“Sot është dita e nëntë e grevës në Pallatin e Drejtësisë dhe për këto nëntë ditë sa jemi në grevë ne kemi pasur dy takime, njërin me Ministrinë e Drejtësisë, me ministren Albulena Haxhiu, me zëvendësministrin, Blerim Sallahun, edhe me hierarkinë e komplet sistemit së drejtësisë me cilët kemi biseduar për kërkesat, i kemi njoftuar, madje edhe kërkesat tona datojnë qysh nga 25 maji… Pas tri dite që ka filluar greva ne kemi pasur atë takim mirëpo ka rezultuar pa sukses sepse nuk na është plotësuar asnjë kërkesë e jona. Më 7 mars, ne kemi pasur prapë një takim si këshill grevist dhe sindikata, e kemi pasur në lokalet e këshillit gjyqësor dhe prapë nuk kemi has në mirëkuptim, përjashtim që ata thonë se kërkesat tona janë reale, mirëpo janë të pamundshme sepse nuk kanë buxhet”, thotë ai.

Rrustemi thotë se reflektimin e presin nga institucionet qendrore dhe se grevën do ta vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave.

“Ne presim reflektimin e institucioneve qendrore sepse ata janë kompetentë për kërkesat tona, mirëpo edhe nëse brenda 2-3 dite nuk vijnë dhe nuk reflektojnë atëherë si këshill grevist ne do të ulemi dhe do t’i rishikojmë masat. (Greva do të vazhdojë) deri në plotësimin e kërkesave tona”, thotë Rrustemi.

Përfaqësuesi i Gjykatës Supreme, Qani Rexhepi thotë për KosovaPress se nuk do të ndalojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Nuk do të tërhiqemi derisa të plotësohen kërkesat tona. Asgjë nuk kemi, janë kanë në Themelore, por me shkrim nuk kemi ende asgjë”, shprehet Rexhepi.

Kërkesat e Këshillit grevist janë:

Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projektligjin për plotësim dhe ndryshim të ligjit për zyrtarë publikë; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga, si dhe pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro.

I gjithë stafi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është në grevë përpos gjyqtarëve.

Këshilli grevist me kryesitë e sindikatave do t’i përmbahen në përpikëri Ligjit mbi grevat duke lejuar që lëndët e natyrës urgjente si lëndët me paraburgim dhe lëndët me të cilat rrezikohet personaliteti i njeriut (dhuna në familje) të lejohen të punohet si dhe shkresat që i adresohen Gjykatës të pranohen nga stafi i arshivës në kohën e caktuar nga Këshilli grevist.

Tags: GrevaPallati i Drejtesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

Probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

​5 të vdekur e 10 të plagosur nga të shtënat në Krakov të Polonisë

Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë, shoqërohet një person nga policia

Vazhdon protesta e studentëve në Tiranë, shoqërohet një person nga policia

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti fton shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën