TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe OSBE dënon gjuhën agresive të Sami Kurteshit ndaj gazetarëve

by Tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Edhe OSBE dënon gjuhën agresive të Sami Kurteshit ndaj gazetarëve

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ndaj sjelljes së anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të dëmshme për lirinë e medias. Në reagimin e tyre, ata theksuan se liria e mediave dhe diskursi publik i përgjegjshëm janë thelbësore për funksionimin e demokracisë në Kosovë.

“Përfaqësuesit politikë në organet e pavarura duhet të mbështesin standardet më të larta të profesionalizmit dhe respektit”, thuhet në deklaratën e OSBE-së, e cila kërkon përgjegjësi më të madhe nga zyrtarët publikë në raport me mediat.

Gjuhën e përdorur nga Kurteshi kundrejt gazetarëve dhe ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe organizata të ndryshme që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Në një reagim të tij, Kurteshi e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe akuzoi disa media se po veprojnë si “vrasës me pagesë”, deklarata këto që kanë ngjallur shqetësim të gjerë publik.

AGK u kundërpërgjigj duke thënë se akuzat janë jo vetëm të pabaza, por edhe të rrezikshme, pasi mund të nxisin sulme të mundshme ndaj gazetarëve dhe stafit të mediave në terren. Sipas AGK-së, një gjuhë e tillë agresive cenon drejtpërdrejt sigurinë dhe pavarësinë e punëtorëve të medias.

Organizatat ndërkombëtare dhe vendore vazhdojnë të apelojnë për qasje më të kujdesshme dhe respekt ndaj profesionit të gazetarisë, si garanci për një shoqëri demokratike dhe transparente.

Tags: KQZOSBESami KurteshiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën