TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Edhe dy muaj të tjerë paraburgim për Krasniqin dhe Selimin

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Edhe dy muaj të tjerë paraburgim për Krasniqin dhe Selimin

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë ndaj dy të akuzuarve, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përmes dy vendimeve të ndara, më 13 nëntor 2024, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ua ka vazhduar këtë masë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në arsyetimin e këtyre vendimeve, thuhet se nuk ka informacione të mjaftueshme që mund të konkludohet që dy të akuzuarit të ikin nga drejtësia. Megjithatë, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së dhe të kryejnë krime të tjera ndaj atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë edhe ndikimin tek dëshmitarët.

Ndërsa, sa i takon masave alternative, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte argumentuar se asnjë masë nuk i zbut mjaftueshëm rreziqet përkatëse dhe se ato mund të menaxhohen më së miri vetëm në objektin e paraburgimit.

Kurse, mbrojtja e Selimit dhe e Krasniqit, nuk i është përgjigjur parashtrimeve të ZPS-së.

Si rrjedhojë, pasi janë shqyrtuar të gjitha rrethanat përkatëse, Paneli i gjyqtarëve ka vazhduar masën e paraburgimit për dy të akuzuarit.

“Në dritën e sa më sipër, si dhe faktit që ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme të pengimit të procedurave dhe të kryerjes së krimeve të tjera, të cilat nuk mund të zbuten në mënyrë të mjaftueshme nga masat alternative të arsyeshme, Paneli konstaton se paraburgimi i z. Selimi për një periudhë të mëtejshme prej dy muajsh është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të këtij rasti”, thuhet në vendimin për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Selimit, e po ashtu ngjashëm edhe në atë ndaj Krasniqit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme mbahen në afat të rregullt

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së më 30 korrik

Abdixhiku: Vendi ka nevojë për institucione funksionale e stabilitet politik

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Ferran Torres kërkohet nga PSG

UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova takimin e Ligës së Konferencës

UEFA i beson gjyqtarit nga Kosova takimin e Ligës së Konferencës

Abdixhiku: Vendi ka nevojë për institucione funksionale e stabilitet politik

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë në Kosovë

Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

Kryesia e bordit industrial kërkon që USHAF të mos lihet jashtë parashikimeve të buxhetit shtetëror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën