TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

E vërteta në konfliktin izraelito-iranian-objektivi dhe roli i Amerikës në këtë konflikt

nga tëvë1
16 Qershor, 2025
0
A A
E vërteta në konfliktin izraelito-iranian-objektivi dhe roli i Amerikës në këtë konflikt

Shkruan:Korab Blakaj

Sulmi i fundit i Izraelit ndaj Iranit ka qenë, sipas shumë analistëve, një plan që po përgatitej gjatë. Ky plan agresiv i Izraelit dhe Netanyahut daton dekada më parë.

Viteve ’90, Netanyahu botoi një libër ku pretendonte se Irani ishte tre vjet larg nga prodhimi i një bombe bërthamore. Më vonë, në një video, deklaronte se Irani është vetëm një vit larg, pastaj vetëm disa muaj, etj. Por nocioni se Irani do të prodhojë vërtet një bombë bërthamore dhe se kjo justifikon ndërhyrjen izraelite, gjegjësisht ndërhyrjen e Perëndimit, është argument i dobët, madje edhe mashtrues. Edhe mediat perëndimore e pranuan këtë shtatë muaj më parë.

Në tetor të vitit të kaluar, dy zyrtarë amerikanë deklaruan për Reuters: “Shtetet e Bashkuara ende besojnë se Irani nuk ka vendosur të ndërtojë një armë bërthamore, pavarësisht pengesave strategjike të fundit, përfshirë vrasjen nga Izraeli të udhëheqësve të Hezbollahut” .

Edhe një tjetër zyrtar i lartë i administratës Biden, si dhe një zëdhënës i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), mbështetën deklaratat publike të Drejtorit të CIA-s, William Burns, i cili tha se “nuk ka asnjë dëshmi që udhëheqësi iranian e ka ndryshuar vendimin e tij të vitit 2003 për të pezulluar programin për armë bërthamore”.

Gjithashtu, mund të supozojmë se Trump dhe rrethi i tij kishin prova që Teherani akoma nuk ka ndryshuar qëndrimin dhe ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me inspektorët ndërkombëtarë. Nisur nga kjo premisë, vet Trump inicioi bisedimet me Iranin.

Për të kuptuar çfarë po ndodh në Iran dhe cili është objektivi dhe roli i SHBA në këtë konflikt, duhet të kthehemi pas në histori për të kuptuar sesi mendon Trump.

Ai gjithmonë shikon nga e kaluara dhe jeton në të. Në vitet ’80, kur Presidenti Reagan mori detyrën, ai dhe të tjerët pas tij ishin të shqetësuar nga Irani dhe fuqia e tij ushtarake në rajon. Frika nga Irani është një shembull i qartë i frikës që Perëndimi ka nga Republika Islamike dhe fuqia e saj ushtarake në rritje.

Megjithatë, duhet të potencohet se Trump është më pak i frikësuar se Reagan, Carter, Bushi i Vjetër dhe të tjerët me radhë. Kjo mund të jetë për shkak të injorancës së tij, nga informimi i keq nga këshilltarë lajkatues dhe servilë, apo ndoshta për shkak të kontrollit të madh që ka Izraeli mbi politikën e jashtme amerikane.

Mos vallë afati i vendosur i Trump ndaj Iranit të mos ketë qenë në fakt një afat amerikan, por një afat izraelit?

A i tha Netanyahu Trumpit: “Ke kohë deri më 13 qershor, pastaj ne veprojmë”? Ka plot cinikë të politikës ndërkombëtare që mendojnë se plani për të pushtuar Iranin dhe për të sjellë ndryshim regjimi është projekt i Trumpit, gjegjësisht SHBA-së, vazhdimësi e doktrinës dhe synimeve të Bush-Cheney që nga rënia e Bashkimit Sovjetik-komunizmit.

“Do të eliminojmë shtatë vende për pesë vjet: Iraku, Siria, Libani, Libia, Somalia, Sudani dhe në fund Irani” është një citat nga “Democracy Now”, nga Gjenerali në pension Wesley Clark në vitin 2007, për planet Bush-Cheney. Kuptohet që Trump nuk ka as vetëbesimin, as aftësinë për të drejtuar fushata ushtarake globale.

Ai nuk ndihet aspak komod në konflikte dhe përplasje gjeopolitike. Por edhe ky, si pasardhësit e tij, i referohet motos “ku ndërhyn SHBA, ka gjithmonë naftë apo gaz për t’u grabitur”.

Kjo vlen edhe për Trumpin, me dallimin se ai dëshiron ta përdorë Izraelin për të bërë punën e vështirë dhe për të marrë rreziqet politike, ndërsa vetë ai personalisht, jo SHBA, merr gjithë lavdinë dhe përfitimet.

Por çfarë ndryshoi ndërkohë? Thjesht, marrëveshja që Trump kishte me Izraelin dhe Iranin skadoi, duke i mundësuar Netanyahut të fillonte sulmin me qëllim për ndryshim regjimi dhe shkatërrimin ekonomik të Iranit.

Gjithçka ka të bëjë me energjinë, prandaj po bombardohet infrastruktura e naftës, me shpresën se Irani do të detyrohet të mbyllë ngushticën e Hormuzit,një kurth i Izraelit për ta tërhequr Trumpin dhe SHBA-në në një luftë direkte me Iranin në Gjirin Persik.

Shumë do të varet nga rezervat e pajisjeve ushtarake, të cilat po konsumohen me ritëm alarmant. Nëse Trump urdhëron një goditje direkte me forcat amerikane, kjo automatikisht do të sjellë hakmarrje mbi fushat e naftës të vendeve të Gjirit, që Irani mund t’i shkatërrojë lehtësisht.

Shumë është shkruar për raketat balistike dhe hipersonike të Iranit që udhëtojnë disa herë më shpejt se zëri dhe që, sipas mediave sociale iraniane, ende nuk janë përdorur.

Sulmi i fundit në një rafineri nafte në Haifa është domethënës ;kjo do të ndikojë ndjeshëm në forcat ajrore të Izraelit, duke e detyruar atë të kërkojë mbështetje nga SHBA për karburant.

Deri tani, Izraeli në këtë fushatë ajrore nuk ka humbur asnjë avion luftarak dhe nuk ka hasur në ndonjë rrezik nga mbrojtja kundërajrore e Iranit. Por nëse Irani arrin të shkatërrojë më shumë infrastrukturë ushtarake në Izrael dhe të kërcënojë seriozisht mbrojtjen e Izraelit, përfshi edhe flotën e aviacionit ushtarak, atëherë lufta e zgjatur do të favorizojë Teheranin.

Irani nuk ka nevojë ta fitojë luftën , mjafton të qëndrojë në lojë duke dëmtuar arsenalin modest por të sofistikuar të Izraelit, që përbëhet vetëm nga 272 avionë luftarakë. Politika do të luajë gjithashtu një rol të madh duke ushtruar presion mbi dy palët, në varësi të kujt dhe sa.

Një gjë është mëse evidente: Izraeli nuk ka kohë dhe shumë hapësirë manovrimi, dhe po mbështetet fort te një kartë e vetme – Trump.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Kriza e energjisë për bizneset: Një fatkeqësi e prodhuar me dorën tonë

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Analizë: Ngërçi Politik në Kuvendin e Kosovës

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Pasuria ruse si armë e dominimit gjeopolitik

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Deputetët e papërgjegjshëm dhe qytetarët e përgjumur

Maloku: Kurti me të drejtë po i kërkon Trumpit të bëjë presion ndaj Serbisë

Maloku: Kurti me të drejtë po i kërkon Trumpit të bëjë presion ndaj Serbisë

Plakolli: Kurti e do bllokadën – është mënyra e vetme për të mbetur kryeministër

Plakolli: Kurti e do bllokadën – është mënyra e vetme për të mbetur kryeministër

Plakolli: Synojmë balotazhin në Mitrovicë, LDK do të fitojë së paku në 15 komuna

Plakolli: Synojmë balotazhin në Mitrovicë, LDK do të fitojë së paku në 15 komuna

“InfoNata” 16.06.2025

“InfoNata” 16.06.2025

EULEX dërgon ndihma në Ukrainë

EULEX-it i vazhdohet mandati teknik

Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme – çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Shqipëria sipas Kullës?

Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme – çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Shqipëria sipas Kullës?

“Fourth round start” – Irani njofton për sulme të reja ndaj Izraelit

“Fourth round start” – Irani njofton për sulme të reja ndaj Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X