TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
E qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes. Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë. Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen

Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale. Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

E qara përmirëson humorin

Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike

Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa. Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin

Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve

Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit. Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjyrat që do të dominojnë verën

Ngjyrat që do të dominojnë verën

Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?

Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?

Bjondet mund të kenë flokë më të dendur se njerëzit me ngjyra të tjera flokësh, sipas studimit…

Bjondet mund të kenë flokë më të dendur se njerëzit me ngjyra të tjera flokësh, sipas studimit…

Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

Tapet apo parket? Para se të vendosni, duhet t’i dini këto mangësi që shpesh fshihen

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën