TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

E bija Nikola Sandulloviqit: Vuçiq përgjegjës për rrahjen e babait

E bija e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, Klara, ka treguar për tëvë1 se pas gjashtë ditësh ka arritur ta takoj babain e saj. Ajo thotë se politikani opozitar serb ka mbetur pjesërisht i paralizuar nga rrahja brutale e ushtruar ndaj tij. Sipas saj, Aleksandar Vuçiq, është përgjegjësi kryesor për sulmin fizik ndaj babait të saj.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
E bija Nikola Sandulloviqit: Vuçiq përgjegjës për rrahjen e babait

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

E si shkas i rrahjes brutale që është ushtruar ndaj tij ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar.

Këto detaje për tëvë1, i ka treguar vajza e tij, Klara Sanduloviq.

Ajo tregon se vetëm pas 6 ditësh ka arritur ka arritur ta takojë dhe të flas me babanë e saj.

“Gjendja e tij është shumë kritike për momentin. Pas gjashtë ditësh ne patëm mundësi ta shohim atë. Ai është i vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur dhe është duke komunikuar me ne, por fizikisht është i dërrmuar. Ai është i paralizuar në anën e djathtë dhe nuk është duke u trajtuar në mënyrën e duhur. Ai ka shumë dhimbje në disa pjesë të trupit dhe ka humbur peshë. Për një moment ne menduam se ai kishte vdekur, por fatmirësisht rezistoi dhe është gjallë. Megjithatë, siç e ceka edhe më herët gjendja e tij nuk është stabile. Momentalisht atij po i ndihmon vetëm një person që po e ndanë dhomën me të”, ka thënë ajo për Tëvë 1

Klara thotë se urdhrin për rrahjen e babait të saj e ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për arsye te ndryshme duke e përmendur mes tjerash edhe çështjen e Kosovës.
“Urdhrin për rrahjen e babit tim e ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Babai im ishte vetmi politikan të cilin Aleksandar Vuçiq nuk arriti ta korruptonte me para dhe ta frikësonte. Babai im asnjëherë nuk është përfshirë në lojërat e ndyta të Vuçiqit ne Serbi dhe asnjëherë nuk ka qenë i nënshtruar nga ky regjim. Pos këtyre gjërave, babai im ka shumë informacione për këtë qeveri dhe kjo nuk i pëlqen atyre. Tutje, Nikola Sanduloviq është i vetmi politikan në Serbi, që është i gatshëm të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Të gjitha këto e kanë shtyrë Aleksandar Vuçiqin të japë urdhrin për ta sulmuar në mënyrë çnjerëzore babin tim”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo është shprehur e zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga opozita serbe. Sipas saj opozitës në Serbi i mungon guximi dhe vullneti për t’u ballafaquar me regjimin e Aleksandar Vuçiqit.
“Kjo nuk është një qeveri, por është një organizatë terroriste që i frikëson qytetarët e vet. Ne nuk do të dorëzohemi derisa gjërat të ndryshojnë për të mirë në Serbi. E ashtuquajtura opozita në Serbi ka qëndruar e heshtur dhe nuk na kanë mbështetur, askush nuk më ka telefonuar nga ta për të pyetur për gjendjen e babit tim. Ata qëndrojnë të heshtur sepse janë një opozitë e rreme, gjysma nga ta janë të paguar dhe gjithashtu janë të frikësuar. Ata nuk e kanë guximin e babait tim për t’u ballafaquar me këtë regjim”, thotë Sanduloviq.

Avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, ka deklaruar se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është marrë në pyetje për katër orë në ambientet e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), dhe gjatë kësaj kohe është rrahur brutalisht.

BIA serbe, e ka mohuar se ka përgjegjësi për rrahjen e kryetarit të Partisë Republikane Serbe.

Tags: Nikola Sandulloviqrrahja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

Komuna e Prishtinës synon të ndihmojë financiarisht gratë që janë pre e dhunës në familje

Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët e arrestuar të Komunë së Prishtinës

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje në Fushë Kosovë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarve për vjedhje në Fushë Kosovë

​Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit

​Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit

Tre persona të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur si pasojë e sulmeve të reja izraelite në Gaza

Tre persona të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur si pasojë e sulmeve të reja izraelite në Gaza

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

Manchesteri mbetet pa mbrojtësin Dorgu

Manchesteri mbetet pa mbrojtësin Dorgu

Emërllahu e Krasniqi pozojnë me Usykun

Emërllahu e Krasniqi pozojnë me Usykun

Milivojeviq: Administrata Trump po përgatit sanksione ndaj Vuçiqit dhe rrethit të tij të afërt

Milivojeviq: Administrata Trump po përgatit sanksione ndaj Vuçiqit dhe rrethit të tij të afërt

Komuna e Prishtinës synon të ndihmojë financiarisht gratë që janë pre e dhunës në familje

Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët e arrestuar të Komunë së Prishtinës

Milano kundërshton përfshirjen e agjentëve të ICE të SHBA-së në sigurinë e Olimpiadës Dimërore

Milano kundërshton përfshirjen e agjentëve të ICE të SHBA-së në sigurinë e Olimpiadës Dimërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën