TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

E ardhmja e paqartë e Nico Paz, argjentinasi është mes Realit dhe gjigantit italian

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
E ardhmja e paqartë e Nico Paz, argjentinasi është mes Realit dhe gjigantit italian

Një nga dëshirat kryesore të Xabi Alonsos në rolin e tij të ri si trajner i Real Madridit është nënshkrimi me mesfushorin e ri argjentinas, Nico Paz. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Italia, në garë për të është futur edhe një rival i ri.

Real Madridi ndodhet përpara një vere rindërtimi pas largimit të Carlo Ancelottit dhe ardhjes së Alonsos, ku pas një sezoni pa trofe, pritshmëritë janë të larta dhe trajneri i ri ka identifikuar Paz si një përforcim kyç.

Bordi i klubit është i vetëdijshëm se trajneri do të ketë nevojë për një skuadër të thellë për të përballuar një sezon të gjatë dhe të ngarkuar. Deri tani, në Madrid kanë mbërritur Trent Alexander-Arnold, Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono.

Nico Paz, i cili shkëlqeu këtë sezon në Serie A, shihet si zgjidhja ideale për mesfushën. Pas dështimit për të bindur Martin Zubimendin dhe në pritje të zgjidhjes së çështjes Alvaro Carreras, ai është kthyer në objektivin kryesor në atë repart.

Xabi Alonso, që e njeh mirë Nicon nga koha në akademinë e Realit, e sheh atë si lojtarin ideal për të zëvendësuar Modric dhe për t’i dhënë skuadrës më shumë qarkullim dhe ide në mesfushë.

Për javë të tëra, Real Madridi ka qenë favorit për të siguruar shërbimet e Paz, por sipas Calciomercato, Interi është futur fuqishëm në garë pas emërimit të Chivus si trajner. Rumuni e kërkon me ngulm për të freskuar një mesfushë që po plaket.

E ardhmja e Nico Paz pritet të vendoset pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube në SHBA, ku Real Madridi dhe Interi janë ende në garë. Megjithatë, në Madrid janë të vetëdijshëm se nuk janë më të vetmit që trokasin në derën e talentit argjentinas.

Los Blancos vazhdojnë ta kenë një klauzolë ku iu lejohet rikthimi i tij në Santiago Bernabeu, megjithatë tani varet edhe nga dëshira e lojtarit se cilën skuadër do ta zgjedhë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

​Dhjetë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë

Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person dërgohet në QKUK

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Përleshje mes dy personave në Prishtinë, një i arrestuar

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

​27 vjet nga masakra në Gjakovë dhe Lybeniq të Pejës

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Kurti: Humbja dhemb, por jemi më afër se kurrë suksesit historik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën