TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dyshuam se barikadat ishin kurth, detonimi ishte shumë i fortë”, vazhdon dëshmia e policëve për Banjsken

Radhën për të dëshmuar në gjykimin për sulmin terrorist në Banjskë, e patën dy zyrtarët policorë, Elez Peci dhe Avni Shala, të cilët kishin qenë kolegë të një stacioni me rreshterin Afrim Bunjaku. Ata treguan për përjetimet e tyre, armatimin e përdorur nga grupi terrorist, si dhe për detonimet e forta.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
1 0
A A

Vendin e punës e kishin të përbashkët për vite të tëra.

Elez Peci bashkë me Avni Shalën, ishin kolegë me rreshterin Afrim Bunjaku, deri në orët e para të 24 shtatorit 2023, kur Bunjaku mbeti i vrarë në një sulm terrorist.

Dy zyrtarët policorë, ishin dëshmitarët e radhës në gjykimin për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Peci tregoi se me të arritur ata tek kamionët barrikadues në hyrje të fshatit Banjskë, kishte dyshuar për një kurth.

“E kam vërejt se diçka nuk është në rregull. E kam vërejt se fshati shumë terr. Drita shumë rrallë. Rruga kah shkojshim na shumë ndriçim i fortë. Kur jemi afru tek kolegët tanë të kufirit të NJNSH-së, unë kam dyshu edhe kam thënë “Kolegë, po ç’kepëm, se mundet me kanë kurth”, ka thënë në dëshmin e tij, Elez Peci – zyrtar policor.

Mirëpo, pak çaste më vonë, ai do të ishte dëshmitar i shpërthimeve e sulmeve të shumta.

“Detonimi ka qenë aq i fortë, saqë ma ka humbë edhe balancën. Detonimi ka pasu me të shtëna armësh, të kalibrave të ndryshëm. Prej 7-62 e deri 12.7 tek gulinovi, ka pasë të shtëna armësh në drejtim tonin, në formë të hënës”, ka treguar ai.

Bashkë më Pecin, në një pozicion tjetër, në ato momente ishte edhe zyrtari policor, Avni Shala.

Ai rrëfeu momentin kur kishte kuptuar se rreshteri Bunjaku ishte qëlluar për vdekje.

“Kam arritur të kthehem tek vetura jonë, këmbë e duar. Dhe kam filluar të gjuaj zjarr në drejtimin që kam vlerësuar kundrejt sulmuesve. Pas disa momentesh jam kthyer me shikim kah barrikada, dhe e kam vërejtur një person të shtrirë”, tha Shala

Gjatë kësaj kohe, Shala kishte arritur të dëgjonte edhe sharje që vinin nga sulmuesit serbë.

“Pasi që detonimi dhe gjuajtjet nga anë të ndryshme, kryesisht nga fshati, kam dëgju më vonë sharje në gjuhën serbe dhe në të njëjtën kohë rafalle”, u shpreh ai.

Që të dy, Peci e Shala, kishin ndihmuar në tërheqjen e trupit të rreshterit Bunjaku, por që më pas, ishin kthyer në vendin e tyre të punës.

“Jemi kthyer prapë në stacion në Zveçan. Aty për ca kohë kam qëndru në sigurim të stacionit, pasi mendohej se mund të sulmohej”, tha polici Shala

Sulmi i 24 shtatorit, përgjatë dëshmive u vlerësua se ishte i mirëorganizuar dhe i financuar mirë, për shkak të armatimit që u përdor.

“Sulmi që ka ndodhë ndaj nesh, është sulm tipik ushtarak. I trajnuar fort mirë. Nuk jam ballafaqu asnjëherë në jetën tem me qasi sulmi. E qe besa, edhe i financum shumë mirë. Se armatimi që ka qenë, nuk mundet me u ble në treg. Është problem m’u ble në treg ai armatim. Domethënë është i financum, normal prej Serbisë.”, tha Peci

Gjykimi ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, do të vazhdojë edhe të premten.

Tags: deshmia e policeveRasti BanjskaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Në Prishtinë e Pejë nis inspektimi për respektimin e masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën