TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dyshimi se Sekiraqa dëshmoi në Hagë ngjall reagime, OVL-UÇK akuzon institucionet për arratisjen

: I dënuari për nxitjen në vrasje, Enver Sekiraqa është raportuar se ka dëshmuar si viktimë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë. E nga OVL-UÇK kanë deklaruar se institucionet e vendit kanë gisht në arratisjen e tij nga Kosova.

nga Lindrit Zejnullahu
24 Prill, 2025
2
A A

Janë bërë afër një vit që kur është arratisur nga drejtësia kosovare.

Enver Sekiraqa që ishte dënuar nga shkalla e parë e drejtësisë me 25 vite burgim, është larguar nga vendi më 18 maj dhe se nuk është ditur për vendodhjen e tij.

Kësisoj, institucionet e sigurisë e drejtësisë nuk dhanë përgjigje nëse janë në dijeni për lokacionin e tij, derisa atë e shpallën edhe në kërkim.

Por, pas kësaj periudhe u bë e ditur se i njëjti ka dhënë dëshminë e tij si viktimë ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

E kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati kërkon shpjegime se si një person me të kaluar kriminale ka arritur të ikë nga shteti për të dëshmuar në Hagë.

“Qysh ka ardhë deri te lirimi i tij me kusht? Si ka ardhë deri te ikja e tij nga Kosova dhe të shkon të dëshmon në Gjykatën Speciale si viktimë, nga kush është victim Enver Sekiraqa kur Enver Sekiraqa vetë ka bërë viktima në Kosovë, nëse nuk ka bërë ai direkt ka bërë anasjelltas. Kështu që për ne është e papranueshme kjo dhe ne kemi treguar me kohë që njerëz si Muharrem Ibra dhe shumë njerëz tjerë që janë të kërkuar nga INTERPOL-i sot shkojnë dëshmojnë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Gucati.

Ai fajëson edhe institucionet e vendit se kanë ndihmuar arratisjen e tij, me qëllim dëmtimin e imazhit të UÇK-së.

“Një njeri që del lirohet me kusht dhe arratiset nga Kosova dhe shkon bëhet dëshmitar i fundit në Gjykatën Speciale, mu këtu ma lë përshtypjen se kanë gisht institucionet e vendit tonë, nuk do ta dallojë asnjë nga institucionet duke filluar prej Qeverie deri te gardiani i fundit këtu kanë gisht institucionet e fundit pikërisht po e dëshmojnë vetë institucionet e Kosovës se janë kundër luftës, kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, Kadri Veselit, bacit Jakup, dhe Rexhep Selimit dhe të gjithëve” , tha kreu i OVL-UÇK-së.

Edhe ish-ushtari i UÇK-së, Arton Hoti shpreh indinjatën e tij rreth dëshmisë së Sekiraqës në këtë proces.

Andaj, edhe ky vlerëson se në këtë veprim kanë gisht institucionet e vendit.

“Ky zotëria është i akuzuar për vrasje, iku pa therrë në këmbë dhe shkoi në Hagë, atje shqiponja prej kthetrave nuk e ka gjuajtë, ai ka shkuar me ndihmën e dikujt atje për të shpifur kundër krerëve të UÇK-së… Të gjithë ata që shkojnë gënjejnë dhe shpifin kundër krerëve të UÇK-së gjoja që kanë bërë krime i shoh si spiunë dhe shpifës asgjë më shumë dhe asgjë më pak” , thotë Hoti.

Në kohën kur u arratis, ndaj Sekiraqës ishte duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit për venidmin prej 25 vjetësh për nxitje në vrasjen e policit, Triumf Riza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

“Info Nata”- 30.06.2025

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

“Matrix”- 30.06.2025

“Matrix”- 30.06.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X