TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshimet për mbetje mortore në Zubin Potok, Prokuroria njofton arrestimin e dy personave

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Dyshimet për mbetje mortore në Zubin Potok, Prokuroria njofton arrestimin e dy personave

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, institucionet kompetente kanë nisur procesin e zhvarrosjes (ekshumimit) në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim identifikimin e mbetjeve mortore në kuadër të dy rasteve të hetimit penal.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., në kuadër të hetimeve që po zhvillon Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, procesi i ekshumimit po zhvillohet në përputhje me urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe me standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave.

“Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që ajo po i udhëheq. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi identitetin e mbetjeve mortore apo natyrën e rasteve që janë nën hetim.

Institucioni thekson se informacione të tjera do të bëhen publike vetëm në atë masë që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave.

“Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Speciale.

Tags: Arrestimegjenden mbetje mortorePSRKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Kurti: Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Mbi 34 për qind e qytetarëve kanë votuar në Preshevë deri në orë 18:00

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën