Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e ndodhur të enjten mbrëma në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se, dy viktimat kanë pësuar lëndime si pasojë e sulmit me armë nga një i dyshuar.
Pas disa kohësh, i dyshuari është lokalizuar dhe është konstatuar se kishte pësuar një plagë në këmbë.
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Sipas Policisë, njëri nga viktimat dhe i dyshuari ndodhen në QKUK nën mbikëqyrje policore, ndërsa gjendja shëndetësore e viktimës raportohet të jetë e rëndë.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Po ashtu, është konfiskuar vetura ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/
Përleshje në Prishtinë: tre të lënduar, dy prej tyre dyshohet se janë plagosur me armë zjarri




