TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy të akuzuarit për spinuazh të mërkurën dolën para gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi për një prej rasteve më të rëndësishme të spinunazhit në Kosovë. Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë përballur sot me akuzat e Prokurorisë Speciale, për bashkëpunim me BIA-n serbe në dëm të Republikës së Kosovës.

by Florijeta Dernjani
7 muaj ago
0 0
A A

Të prangosur, njëri pas tjetrit hynë në gjykatore.

Për dy të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi, filloi seanca fillestare.

Derisa familjarët e ndiqnin mes lotëve, të akuzuarit dukeshin në humor të mirë.

Prokuroria Speciale po i ngarkon Shabanin e Qerimin me akuza mjaft të rënda.

Të dy, sipas aktakuzës së Prokurorisë, kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me UÇK-në, eprorët dhe pjesëtarët e saj, si dhe për institucione të ndjeshme të sigurisë, si për Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoriatin Policor të Kosovës.

Me këto veprime, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, tha se Shabani e Qerimi i bën dëm Republikës së Kosovës.

“Përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë, me këto veprime i pandehuri ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n, në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidh Spitalin Ushtarak të UÇK-së të Mollopovcit të Shtimes, me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikim organesh. Si dhe të vë në dyshim masakrën e Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe B.J që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Prokurori Bekim Kodraliu
Muharrem Qerimi, sipas aktakuzës, veprimtarinë në shërbim të BIA-s serbe e nisi në vitin 2012.

“E ka ndihmuar agjencinë e inteligjencës serbe që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën, pjesëtarët e UÇK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, të AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Pastaj në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin”, u shpreh prokurori.

Shabani dhe Qerimi nuk u deklaruan të mërkurën nëse e ndjejnë veten fajtor.

“Plotësisht e kam kuptuar aktakuzën”, tha Qerimi.

“Nuk kam pasë mundësi me lexu mirë aktakuzën. Nuk do të deklarohem në këtë seancë, por në një moment tjetër”, tha Shabani.

“Deklarimi i klientit tim tash për tash, është i pamundur, për shkak se siç e konstatoi Gjykata, pak minuta para se ju të hyni në sallë, atij i është dorëzuar një kopje e aktakuzës, e cila përveçse është voluminoze, kërkon analizë dhe sqarime dhe nga mbrojtja”, tha Besnik Berisha, avokat i Bedri Shabanit.

Seanca e sotme është ndërprerë dhe u vendos që të caktohet për një datë tjetër, kur të akuzuarit të jenë të gatshëm të deklarohen rreth fajësisë.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan në qershor të vitit të kaluar, pas hetimeve disa mujore të Prokurorisë Speciale.

Ky është një prej rasteve më të rëndësishme të spiunazhit, për të cilin ka ngritur aktakuzë Prokuroria Speciale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Voton Ismaili: Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Voton Ismaili: Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Disa qytetarë në Vushtrri pas votimit pinë çaj, flasin për procesin zgjedhor

Disa qytetarë në Vushtrri pas votimit pinë çaj, flasin për procesin zgjedhor

Gazetarja Fëllënza Krasniqi direkt nga Prizreni

Gazetarja Fëllënza Krasniqi direkt nga Prizreni

Voton Sami Lushtaku, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Sami Lushtaku, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Ismaili: Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Voton Ismaili: Prishtina ta shfrytëzojë mundësinë për ndryshim

Disa qytetarë në Vushtrri pas votimit pinë çaj, flasin për procesin zgjedhor

Disa qytetarë në Vushtrri pas votimit pinë çaj, flasin për procesin zgjedhor

Gazetarja Fëllënza Krasniqi direkt nga Prizreni

Gazetarja Fëllënza Krasniqi direkt nga Prizreni

Voton Sami Lushtaku, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Sami Lushtaku, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Samiti i armëpushimit në Egjipt: Starmer i bashkohet Trumpit

Samiti i armëpushimit në Egjipt: Starmer i bashkohet Trumpit

Voton Albin Kurti

Voton Albin Kurti

Hyseni hedh votën e tij

Hyseni hedh votën e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën