TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy shtëpi, stalla të kafshëve e ara me grurë – Dëmet që u shkaktuan nga zjarri në Klinë

Dy shtëpi, stalla të kafshëve e ara me grurë janë përfshirë nga zjarri në Komunën e Klinës. Në këtë qytet edhe pas më shumë se dy ditëve një vatër e zjarrit është ende aktive. E për të fikur zjarret të cilat janë ndezur në disa qytetet të vendit, janë aktivizuar edhe ekipet e KFOR-it.

by Doresa Geci
3 muaj ago
0 0
A A

Prej dy ditëve, Komuna e Klinës është duke u përballur me zjarre të shumta.

Disa fshatra të kësaj komune u përfshinë nga flaka.

E nga këto zjarre, dy shtëpi janë dëmtuar, si dhe stalla të bagëtive e ara me grurë.

Por sipas kryetari të Klinës,  Zenun Elezaj aktualisht vetëm një vatër është aktive.

“Në të gjitha vatrat janë lokalizuar zjarret e aktive është vetëm vatra që është me madhja, pjesa që është ndërmjet, fshatrave, Siqevë, Dush, Resnikë,. Kjo është një zonë që  ende po vazhdon të ketë zjarre. Është zonë e cila kryesisht shoqërohet me vështirësi për shkak se ka male dhe qasja e kamionëve është e vështirësuar prandaj duhet me çanta  dhe me metoda të tjera të qasjes”, ka thënë Elezaj.

Elezaj tregon shkaktarët e mundshëm që dërguan deri në ndezjen e këtyre zjarreve.

“Sigurisht organet e drejtësisë, Policia do të del me raport,  me gjasë ka edhe pakujdesi të qytetarëve por në disa raste edhe rrjeti elektrik shkaktar ashtu siç ish unë në tërën tërë ditën dhe mora informatën se në disa momente edhe rrjeti  elektrik ka qenë shkaktar i shkëndijave për ndezjen e zjarrit”, është shprehur tutje Elezaj.

E për të pasivizuar zjarret jo vetëm në Komunën e Klinës por në tërë Kosovë, është aktizuar edhe KFOR-i, të cilët po asistojnë përmes helikopterëve.

“Gjatë një periudhe dyorëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43.500 litra ujë në zonën e prekur. Përpjekje të tilla nxjerrin në pah aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsinë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet e emergjencave civile gjatë kohërave të krizës”, kka reaguar KFOR-i në rrejtin sociale Facebook.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka njoftuar se vetëm nga ora 14:00 deri në 20:00 të së dielës, janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, 35 prej tyre janë ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar nga ekipet emergjente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abazi paralajmëron: Është fundi i Kurtit, kushdo që e mbështet do të paguajë faturën politike

Abazi paralajmëron: Është fundi i Kurtit, kushdo që e mbështet do të paguajë faturën politike

Ekskluzive nga Tëvë1 – Momenti kur FSK-ja hynë gabimisht në veri, Elshani ua tregon rrugën për në jug

Ekskluzive nga Tëvë1 – Momenti kur FSK-ja hynë gabimisht në veri, Elshani ua tregon rrugën për në jug

Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

Raporti i FMN-së përplas Bajramin dhe Muratin: Kur partia jote rrokulliste kamionë, rritja ekonomike ishte 5.9%, sot 3.9%

Rikthimi i Listës Serbe në zgjedhjet lokale, Musliu: Vuçiq po e përdor veriun si mjet pazari

Musliu: BIA, armë e Vuçiqit dhe instrument destabilizues në rajon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën