TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy ditë afat për votimin e buxhetit, partive u bëhet thirrje për bashkëpunim

Vetëm edhe dy ditë ka afat qeveria për të miratuar buxhetin për vitin 2026. Nga Lëvizja Vetëvendosje besojnë që ka vullnet politik nga të gjithë partitë për të kaluar këtë pikë në Kuvend. Ndërsa shoqëria civile i bën thirrje partive për bashkëpunim.

by Fetije Kamberi
4 muaj ago
1 0
A A

Alarmi se shteti mund të mbesë pa buxhet në vitin 2026 u ndez kur më 26 tetor dështoj të formohet qeveria.

Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Peci thotë se ligji e lejon që buxhetit ti jepet drita e gjelbër në institucionin legjislativ ani pse qeveria është në detyrë.

Andaj ai beson që mund të ketë vullnet politik nga të gjithë partitë politike për zgjidhje në interes të qytetarëve.

Miratimi i buxhetit nga qeveria ka afat vetëm edhe ditë, teksa Kuvendi duhet ta votojë atë deri më 31 dhjetor.

“Po ekziston mundësia që ligji për financat publike dhe përgjegjësitë e ka të definume të qartë, që ka mundësi në kuptimin që të kemi një aprovim të buxhetit por duhet të ketë vullnet politik mes partive politike, e prezantimin e një buxheti të tillë e bën Qeveria në detyrë edhe njëkohësisht është edhe mundësia tjetër që pavarësisht që nuk ka ose mund të mos ketë gatishmëri në nivel të Kuvendit për të aprovuar një buxhet është rregullativa ligjore që do të thotë viti pasues të jetë brenda kufijve aktual të buxhetit të vitit 2025 në të cilin është aprovuar në vitin 2024”, ka thënë Faton Peci deputet i LVV-së.

Që kjo është e mbështetur ligjërisht e thonë edhe organizata të shoqërisë civile.

Madje 21 prej tyre, të martën i kanë dërguar kërkesë presidentes së vendit, Vjosa Osmani për zgjidhje duke kërkuar miratim të buxhetit para zgjedhjeve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj thotë se mos votimi i buxhetit do të thellonte edhe më shumë krizën.

Nga zyra e Presidencës kanë thënë se brenda afatit kushtetues partitë politike do të ftohen për konsultime dhe Osmani do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën