Basketbollistët amerikanë, Wayne Arnold dhe Trevon Spencer nuk do të jenë më pjesë e Proton Cable Prizrenit.
Skuadra nga Prizreni që bën gara në Superligën e Kosovës, të martën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimit me basketbollistët në fjalë.
Proton Cable Prizreni ka falënderuar si Arnoldin ashtu edhe Spencerin për përkushtimin e tyre dhe angazhimin deri më tani, ndërsa u ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.
Arnold dhe Spencer ishin pjesë e ekipit nga Prizreni prej fillimit të këtij sezoni, duke regjistruar nga 9 paraqitje në elitën e basketbollit kosovar.
Arnold ka luajtur me një mesatare prej 12 pikëve, 5 kërcimeve e 3 asistimeve kurse Spencer ka pasur 5 pikë dhe 2 kërcime për ndeshje.
Aktualisht, Proton Cable Prizreni zë vendin e parafundit në tabelë me 11 pikë pasi ka regjistruar 2 fitore karshi 7 humbjeve në 9 ndeshje të luajtura.