Te skuadra e Juventusit është një sulmues që po rritet gradualisht, duke lënë shpresë të madhe për të ardhmen.
E ky sulmues, është shqiptari Arman Durmishi që aktualisht po luan në Serie C me ekipin e dytë të Juventusit, që ndryshe njihet si Next Gen.
Lojtari i lindur në vitin 2008 shënoi dy gola për t’ia siguruar fitoren ndaj ekipit Renate në kuadër të kategorisë së tretë italiane, ndeshje në të cilën ishin të pranishëm drejtuesit kryesor të Juventusit.
Në fakt, bëhet e ditur se Durmishi është në mesin e lojtarëve që tashmë po monitoroheshin nga afër për një të ardhme të afërt te Juventusi.
Shqiptari ishte pjesë e turneut veror të Juventusit dhe është përfshirë në listën e UEFA-s për garat e Ligës së Evropës, ndërsa muaj më parë, atij iu rinovua kontrata deri në verën e vitit 2028.
18-vjeçari i është bashkuar ekipit U17 të Juventusit në vitin 2024 nga të rinjtë e skuadrës nga Sllovenia, Koper kurse në nivel kombëtaresh, Durmishi ka 6 paraqitje dhe 4 gola për Shqipërinë U19.









