Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të premten në një konferencë për media nga ora 13:00 do të paraqesë, siç ka thënë ai, të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë-shoferë gjithandej Kosovës.
Në një postim në Facebook, Durmishi tha se ky vendim ka ardhur pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ndryshe, javë më parë Ministria e Infrastrukturës mori vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerët e angazhuar në Departamentin për patentë-shoferë.