TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Duraku: Ankesa për largimin nga përdorimi i doracakëve për edukimin seksual ishte nga prindërit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Duraku: Ankesa për largimin nga përdorimi i doracakëve për edukimin seksual ishte nga prindërit

Prishtina, Fushë-Kosova, Drenasi, Skenderaj, Vushtrria e Vitia e të tjera komuna ishin ndër të parat që morën vendim individual për të larguar nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues doracakta për mësimdhënësit e Kosovës, me të cilët u trajnuan mbi 2500 mësimdhënës .

E për këtë çështje, drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku ka thënë se ankesa për largimin nga përdorimi i doracakëve si lëndë zgjedhore ishte nga ana e prindërve.

Duraku thotë se i është dhënë mundësi MAShT-it që të reflektojë, t`i korrigjojë dhe t`i rikthejë përsëri për në përdorim doracakët.

“Kemi pasur shqetësime si nga ana e prindërve, drejtorëve të shkollave pastaj në takim me ta dhe në bashkëbisedim me ta duke i parë ankesat dhe shqetësimet e tyre, fatkeqësisht ne si Skenderaj s`kemi pasur lëndë zgjedhore të zgjedhur na mësimdhënësit, mirëpo nga frika dhe nga….ne morëm vendim bashkërisht me pjesën e kryetarit dhe drejtorëve të shkollave që këta doracakë t`i largojmë njëherë dhe të iu japim mundësi MASHT-it që të reflektojë, t`i korrigjojë dhe t`i rikthejë përsëri”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai tha se në vitin 2021 të gjitha komunat kanë pranuar me kohë doracakët, ku kanë qenë të njoftuar nga MAShT-i për çdo informacion.

“Ka qenë ankesë e disa prindërve, pasi që disa prind nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme se kjo lëndë aplikohet në qytetin tonë, ne kemi njoftuar se nuk është aplikueshme nuk është e përzgjedhtë nga disa mësimdhënës tonë dhe pastaj ishte kërkesë e tyre që kjo lëndë ky doracakë të largohet nga përdorimi në qytetin tonë. Te të gjitha komunat kanë qenë njohuri, pasi që ne kemi pranuar në vitin 2021 , në atë kohë ka qenë drejtor tjetër në vendin tim, komunat i kanë pranuar me kohë këto doracakë, janë njoftuar për çdo informacion që del nga MAShT-i përmes emailave dhe formave zyrtare nga MAShT-i”, shtoi Duraku.

Madje, drejtori thotë se nuk ka pasur mësimdhënës që kanë dashur të aplikojnë këtë lëndë për momentin.

Ai thotë se disa mësimdhënës kur kanë parë anën përmbajtjesore dhe aktiviteteve që përfshihen për klasat e katërta kanë refuzuar që të marrin këtë lëndë.

“Nuk ka pasur mësimdhënës që kanë dashur të aplikojnë këtë lëndë për momentin, edhe pse disa kanë hezituar t`a marrin si lëndë mësimore, por kur e kanë parë anën e përmbajtjes së doracakëve dhe aktivitetet që përfshihen në ato, sidomos në aktivitetet e klasës së katërt kanë refuzuar që të marrin këtë lëndë edhe të shpjegojnë lëndën e edukatës seksuale. Kjo është pezulluar për një kohë të caktuar derisa MAShT-i të del me një vendim ose korrigjim të këtyre doracakëve”, ka theksuar ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për agjendën legjislative dhe reformat në Kosovë

Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin, të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin, të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

Prokurorët e Kosovës trajnohen për hetimin e krimeve kibernetike në Mal të Zi

Trump paralajmëron Teheranin për hakmarrje nëse Irani sulmon SHBA-në

Trump paralajmëron demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

​Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë

Prokurorët e Kosovës trajnohen për hetimin e krimeve kibernetike në Mal të Zi

Prokurorët e Kosovës trajnohen për hetimin e krimeve kibernetike në Mal të Zi

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën