Ali Dula, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ka njoftuar se gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë dhe pjesëmarrjes në TEKNOFEST 2026 në Şanlıurfa, është takuar me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai ka thënë se në këtë ngjarje kanë përcuar mesazhin e rëndësisë për avancimim e dialogut dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, veçanërisht në zhvillimin rajonal, teknologji, inovacion, industri, investime dhe shkëmbim të përvojave institucionale.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë karakterizohen nga bashkëpunimi i vazhdueshëm. Besoj se ky partneritet mund të thellohet më tej përmes projekteve konkrete dhe nismave që krijojnë mundësi të reja për zhvillim ekonomik, avancim teknologjik dhe perspektivë më të mirë për qytetarët tanë. Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve të saj ndërkombëtare dhe për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë”, ka shkruar ai në Facebook.




