TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dugolli: Le të flasin me këdo për Asociacionin, por qytetari e ka dhënë verdiktin e tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dugolli: Le të flasin me këdo për Asociacionin, por qytetari e ka dhënë verdiktin e tij

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka thënë se draft-statuti i asociacionit i prezantuar sot nga organizata Friedrich-Ebert Stiftung përmban elemente të një asociacioni njëetnik

“Në parim, një asociacion i tillë njëetnik, nga ato që u paraqitën përmes mediave, është i panevojshëm, është edhe jo i dobishëm për shtetin e Kosovës, për qytetarët e Kosovës por edhe për qytetarët serb për shkak se me të thënë dikush cila e drejtë u mungon serbëve dhe me këtë Asociacion do të kompensoheshin këto të drejta”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij serbët në Kosovë janë komuniteti më i diskriminuar pozitivisht në Evropë.

“Përkundrazi, çdo e drejtë të cilën një komunitet pakicë është e paraparë t’i ketë, në Kosovë lëre që i ka por ka diskriminim pozitiv, sepse asku nuk mund të gjeni një shembull as në Evropë e as në botë se një komunitet 4-5 % të ketë të drejta aq shumë, sa për ligje të veçantë që prekin funksionimin e shtetit dhe të drejtat e tyre kanë të drejtën e vetos”, ka shtuar ai në InfoNata në Tëvë 1.

Sipas Dugollit, Qeveria ka thënë në vazhdimësi se janë të interesuar që të flasin për të drejtat e serbëve, t’ua garantojnë ato por jo që Asociacioni të shndërrohet në diçka që do t’i kushtojë shoqërisë kosovare.

“Pakoja e Ahtisaarit ka qenë kompromis për shkak se shteti i Kosovës duhet të jetë shoqëri shumetnike dhe një asociacion njëetnik e prish frymën e shtetit dhe funksionimit të tij. Prandaj mendoj se nuk është nevojshëm dhe është i dëmshëm”, ka shtuar ai,

“Unë nuk e di pse insistojnë në një marrëveshje nga 33 të arritura në Bruksel, e që për shumicën Serbia as nuk do të dëgjojë për to e as nuk ka filluar t’i zbatojë ato”.

Duke folur për mospjesëmarrjen e nesërme të kryeministrit Kurti në diskutimin për asociacionin, Dugolli ka thënë se për këto çështje Kurti ka zhvilluar takime me zyrtarë si nga BE po edhe nga ShBA.

“Kryeministri Kurti i ka takuar përfaqësuesit e shteteve të rëndësishme edhe të BE-së edhe ShBA-së. Një takim i tillë në Ambasadën e ShBA-së nuk ka asgjë të keqe, thjesht ata duan të ndëgjojnë mendimet edhe të akterëve të shoqërisë civile. Por mendoj që edhe partitë politike edhe shoqëria civile besoj se e kanë parasysh se formimi i një asociacioni në vije etnike do të na bëjë një shtet jofunksional”, tha ai.

Ndërsa duke komentuar kërkesat e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit, Dugolli tha se ata mund të flasin me njerëz, parti e struktura të ndryshme, por se qytetari e ka dhënë verdiktin e tij.

“Ne në zgjedhjet që i kemi fituar më 14 shkurt askund VV-ja nuk ka thënë që do ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit njëetnik serb. Ata që e kërkojnë themelimin e këtij Asociacioni le të flasin me njerëz, parti e struktura të ndryshme, por qytetari e ka dhënë verdiktin e tij. Nëse dikush prapa kamerave pretendon se ata do ta bënin Asociacionin, është mirë le të dalin edhe publikisht, por le të na tregojnë se në çfarë mënyre do ta bëjnë”.

Duke folur për mundësinë që të shkohet në zgjedhje, ai ka thënë se kanë një mazhorancë funksionale.

“Ne kemi mazhorancë stabile, e kemi funksionale, prandaj nuk shoh asnjë arsye dhe asnjë nevojë që të shkojmë në zgjedhje”, ka shtuar Dugolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

“Tensioni i ulët, faturat e larta” – Banorët e ‘Akllapisë’  në telashe me rrymën

“Tensioni i ulët, faturat e larta” – Banorët e ‘Akllapisë’ në telashe me rrymën

Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 2025

Top dhjetë produktet më të importuara dhe eksportuara në 2025

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

KQZ nis publikimin e rezultateve të para nga rinumërimi

“Këndi i debatit”- 13.01.2026

Abdixhiku: Nëse dikush i do votat e LDK-së për Presidentin, le të flasë me ne

Abdixhiku: Nëse dikush i do votat e LDK-së për Presidentin, le të flasë me ne

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën