Sezoni 2025/26 në Superligën e femrave në hendboll nis më 20 shtator, ndërsa të mërkurën është tërhequr shorti për xhiron e parë.
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), ka njoftuar se shorti ka përcaktuar ndeshje interesante në xhiron e parë.
KHF Istogu mbrojtjen e titullit e nis në shtëpi dhe atë kundër skuadrës së Prishtinës, ndërkohë çiftet tjera të xhiros së parë, janë: Ulpiana – Kastrioti, Shqiponja – Besa, Samadrexha – Vushtrria, Tereza – Ferizaj.
Ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më datat 20 dhe 21 shtator.