TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

by teve1
5 orë ago
0
A A
“Dua”, rrëfimi i adoleshencës nën hijen e luftës

Atë që e përjetoi gjatë luftës, regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli i dha një formë tjetër – atë të filmit.

Në një orë e dyzetë minuta, Basholli përmes filmit “Dua” tregon jetën e të rinjve gjatë luftës në Kosovë, një kënd tjetër ky i rrëfimit të zhvillimeve të viteve ‘90.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se për të ka qenë e rëndësishme që lufta të mos paraqitet vetëm në aspektin politik apo historik, por si diçka që “hyn ngadalë në jetën e përditshme dhe në botën emocionale të një fëmije”.

“Mendoj se shumë të rinj të gjeneratës sime e njohin atë ndjesi”, thotë Basholli.

Fokusi i gjithë filmit është te 13-vjeçarja Dua – që në film është portretizuar nga Pinea Matoshi – e cila gjendet mes dy realiteteve: atë të përjetimit të adoleshencës përmes ahengjeve, të dashuriçkave, ndryshimit të trupit, dhe atë të mbijetesës në një qytet të tensionuar.

“‘Dua’ lindi pikërisht nga kjo nevojë për të treguar një histori intime, nga perspektiva e një vajze të re që rritet nën hijen e luftës”, shpjegon Basholli.

Ajo tregon se ka qenë e interesuar për përplasjen mes pafajësisë së rinisë dhe pranisë së luftës. Sipas saj, luftën ka dashur ta tregojë nga perspektiva e jetës së përditshme, ashtu siç thotë se e ka përjetuar edhe vet.

“Edhe në periudha shumë të vështira, njerëzit vazhdojnë të dashurohen, të bëjnë shaka, të ëndërrojnë dhe të përpiqen të jetojnë normalisht.

Pikërisht ky kontrast mes pafajësisë së rinisë dhe pranisë së luftës më ka interesuar më së shumti”.

Vlerësimi me çmim në Kanë

Filmi “Dua” është vlerësuar me çmimin SACD në edicionin e 65-të të Semaine de la Critique (Javës së Kritikës), një seksion paralel i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, që javën e kaluar u mbajt në Kanë.

Për Bashollin, ky vlerësim që i është bërë filmit ka një domethënie shumë emocionale.

“Si dikush që e ka përjetuar luftën si adoleshente, gjithmonë kam ndier nevojën ta kuptoj atë periudhë jo vetëm përmes ngjarjeve historike, por përmes ndjenjave që ka lënë te ne – frikës, pasigurisë, humbjes së pafajësisë, por edhe mënyrës si kemi vazhduar të jetojmë me ato kujtime, te cilat mendoj ende nuk i kemi trajtuar sa duhet”, thotë Basholli.

Marrja e çmimit SACD është vlerësuar si “arritje e madhe” nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërsa nga Ministria e Kulturës u konsiderua “arritje e rëndësishme për kinemanë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

“Ky sukses është një tjetër dëshmi të nivelit të lartë artistik të filmbërësve tanë dhe pranisë gjithnjë e më të fuqishme të kinemasë sonë në festivalet më prestigjioze botërore”, thuhet në njoftimin e ministrisë më 26 maj.

Dua e filmit, në aktrim për herë të parë

Protagoniste e filmit është Pinea Matoshi, një adoleshente nga Prishtina, që regjisorja Blerta Basholli, “e zbuloi” gjatë audicioneve që zhvilloi në shkollat e mesme.

“Nuk ka dashur të aktrojë fare. Por, ngadalë duke provuar disa herë në audicion, në mënyrë spontane filloi të njoftohej me të gjithë ekipin dhe në fund u bind”, tregon Basholli.

Sipas saj, te Matoshi pa një ndjeshmëri dhe natyrshmëri “shumë të veçantë”.

“Ajo nuk është e trajnuar për aktrim, por ka intuitë shumë të mirë dhe i përjeton situatat dhe kjo e ka bërë shumë të besueshme performancën e saj”.

Në fillim, sfiduese për regjisoren ishte se si ta tregonte historinë e saj përmes një adoleshenteje që nuk e ka përjetuar luftën dhe që ka një mënyrë tjetër të të menduarit dhe të jetuarit të adoleshencës.

“Nuk kam kërkuar që ajo ta ‘imitojë’ përvojën time, por që ta kuptojë emocionalisht personazhin – ndjenjën e pasigurisë, kureshtjes, revoltës dhe dëshirës për liri që e ka çdo adoleshente”.

Puna në trajtimin e kësaj teme nuk ishte e lehtë as me aktorët e tjerë të rinj, sipas Bashollit.

“Kërkonte shumë kujdes dhe besim gjatë gjithë procesit”.

Sfidë për realizimin e filmit, sipas Bashollit, ishte edhe identifikimi i lokacioneve të përshtatshme për xhirim në Prishtinën e pothuajse tri dekadave më vonë, në mënyrë që te publiku të sillte atmosferën e viteve ‘90.

“Përveç skenografisë, shumë punë është bërë edhe me kostumet, veturat, muzikën dhe detajet e vogla që e krijojnë ndjesinë e kohës. Një sfidë tjetër ishte balancimi mes intimes dhe sfondit të luftës që filmi të mbetej emocionalisht i sinqertë dhe njerëzor, pa e humbur tensionin e asaj periudhe”, thotë Basholli.

Nga “Zgjoi” te filmi i radhës për viktimat e dhunës seksuale

Kjo nuk është hera e parë që regjisorja Blerta Basholli trajton aspekte të ndryshme të ndikimit të luftës më 1998-99 në familjet kosovare.

Pesë vjet më parë, Basholli realizoi filmin “Zgjoi” (Hive), i frymëzuar nga historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila, pas zhdukjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes për të siguruar mbijetesën e familjes.

“Zgjoi”, ndonëse ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash, nuk arriti të nominohej për Çmimin Oscar.

Përkundër kësaj, ai fitoi disa nga çmimet kryesore në Sundance Film Festival, që është festivali më i madh i filmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basholli thotë se secili film ka rrugëtimin e vet, andaj edhe nuk mund të krahasohen sukseset që mund të shënojnë.

“Për mua më e rëndësishme është që filmi të komunikojë me publikun dhe të gjejë ndjeshmëri te njerëzit sesa të përsërisë një sukses të caktuar apo ta tejkalojë atë”.

E derisa filmi “Dua” po gjen rrugën drejt sukseseve, regjisorja Basholli veçse ka nisur punën për projektin e radhës – një film të bazuar në ngjarje të vërtetë për historinë e një gruaje të dhunuar gjatë luftës.

Ajo thotë se janë ende fazën e zhvillimit të skenarit dhe hulumtimit dhe nuk mund të japë një datë të saktë për realizimin e tij.

Sipas saj, synimi është që të realizohet një film i sinqertë dhe i kujdesshëm ndaj përvojës që përshkruan.

“Është një projekt që po zhvillohet me shumë kujdes dhe përgjegjësi, sepse tema është shumë e ndjeshme dhe kërkon kohë për t’u trajtuar në mënyrën e duhur”, thotë Basholli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Promovohet libri “Treni – në kufirin mes tmerrit dhe lirisë”

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

 “99-ta e gdhendur n’gjak”, promovohet libri në 27 vjetorin e masakrës së Vushtrrisë

​Filmi “Dua” fiton çmimin “SACD” në Cannes

​Filmi “Dua” fiton çmimin “SACD” në Cannes

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

10 euro hyrja në qendër – Prishtina gati taksat për vetura e bizneset

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën