TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Druri, ende burimi kryesor i ngrohjes në Kosovë

Në shumë vende te Kosovës, druri mbetet burimi kryesor i ngrohjes. Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të druve, derisa drejtori i institutit “Atlas”, Agron Demi thotë që nuk është bërë mjaft në edukimin sa i përket dëmeve që shkaktohen nga ngrohja me dru dhe djegia ne mjedise të brendshme.

by tëvë1
4 javë ago
1 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Në bodrumin e shtëpisë së tij në fshatin Bardhosh të Prishtinës, Shaban Rushiti çdo ditë shton nga pak dru në stufë për ta mbajtur të ngrohtë shtëpinë.
Kështu ngrohet familja e tij tash e dy vite.

Ai thotë se kjo është mënyra më e përballueshme për dimër.

“Unë që dy vite jom ardh këtu me dru nxehemi, klimën e kom të ngjiten po nuk po ja vlen se rryma e shtrenjtë edhe pom doket qe ma mirë me dru ajri nuk po thahet edhe puna e fëmijëve, po është problem mi ble drut po po duhet me lon dika keq për me siguruar mos me prit dimrin pa dru pa ngrohje”, thotë Shaban Rushiti, banor në Bardhosh.

Edhe banorët e tjerë të këtij fshati që ngrohen me dru, thonë që çmimet e druve janë rritur.

“Valla shtrenjtë boll. 60 euro një kubik dru, një kubik 3 javë ditë një muaj spo bon”, shprehet Fehmi Ramadani.

“Unë që 5 vite jom ardh këtu jom nga Podujeva edhe nxehemi me dru. Po planifikoj që vitin tjetër me ble një klimë e me i provu dy variantet here ashtu here me dru qysh na konvenon”, thotë Bahtir Bajgora.

Përderisa në fshat druri mbetet zgjidhja kryesore, në qytet situata ndryshon.

Ka nga ata që ngrohjen me rrymë e shohin si zgjedhjen e duhur.

“Nxehemi me klimë, klima është më e përballueshme për mu se me dru, drutë janë shumë shtrenjtë ndër 10 metra dru s’mundesh me shpëtu 600 euro e me klimë po pagujë ma shumë krejt dimrin 250 euro 300”, shprehet Ramiz Ibrahimi, banor në Prishtinë.
“Unë mendoj qe me klimë është më ekonomike se sa me dru”, thotë Bali Haradini

Ndërsa për dikë zgjidhje është ngrohja publike.

“Kur merret parasysh nxemjet me rrymë e me dru, me Termokos është më mirë edhe nxehet krejt objekti kështu që është më e leverdishme”, thotë Azem Azemi.
Sipas të dhënave që ka paraqitur instituti Atlas, mbi metodat e ngrohjes që familjet në Kosovë përdorin për të përballuar dimrin e ftohtë, sistemi publik i ngrohjes qendrore funksionon vetëm në dy qytete: në Prishtinë, ku mbulon 29.90% të familjeve, dhe në Gjakovë me 4.90%.

Derisa 64% e familjeve ngrohen me dru, kurse 35% me energji elektrike.

Ndërsa pjesa tjetër përdor qymyr — më së shumti në komunën e Obiliqit, ku përhapja arrin në 19.11%.

Drejtori i institutit “Atlas”, Agron Demi thotë se pavarësisht rritjes së çmimeve, druri mbetet alternativa më e lirë për shumë familje.

“Përkundër rritjes së çmimeve, prapë se prape ngrohja me dru është alternative me e lire për shumë familje. Nuk është bërë mjaft në edukimin sa i përket dëmeve që shkaktohen nga ngrohja me dru dhe djegia ne mjedise të brendshme. Alternativat më të pastra e me ekonomike janë ngrohjet nga sistemi publik, por në të cilat kanë qasje vetëm rreth 5% e familjeve në Kosovë”, thotë ai.

Sipas Demit qeveria duhet urgjentisht qe te investoj ne zgjerimin e rrjetit te ngrohtoreve publike si dhe te investoj ne izolimin e shtëpive për te rritur efiçiencen e energjisë dhe kursimet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekskluzive: Dogana e Kosovës kap mbi 100 kilogramë marihuanë në një autobus të ardhur nga Shqipëria – arrestohet shoferi

Ekskluzive: Dogana e Kosovës kap mbi 100 kilogramë marihuanë në një autobus të ardhur nga Shqipëria – arrestohet shoferi

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy burra dhe një shtetase e Serbisë pasi kanosën zyrtarët policorë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Aksident i rëndë në Drenas, humb jetën një grua – tre persona të tjerë lëndohen

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën

Vuçiq akuzohet se ka marrë pjesë në “Safarin e Snajperëve” gjatë luftës në Bosnje

Vuçiq akuzohet se ka marrë pjesë në “Safarin e Snajperëve” gjatë luftës në Bosnje

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Zjarr në katin e tetë të një ndërtese në Pejë, evakuohen banorët

​4 ditë zgjedhore brenda një viti – KQZ tregon hapat pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme

KQZ sot certifikon rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën