Drita e motivuar pas triumfit në derbi, e pret në shtëpi ekipin e Malishevës që javën e kaluar morri një fitore të mundimshme në minutat e fundit kundër Lirisë.
Ekipi i Zekirja Ramdanit është në pozitën e dytë, me 7 pikë më pak se Ballkani dhe 5 më shumë se Malisheva në vendin e katërt dhe një orë para ndeshjes të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Drita: Smakiqi, Krasniqi, Broja, Vitija, Thaqi, Jashari, Dabiqaj, Baftiu, Ajzeraj, Selmani, Blerim Krasniqi.
Malisheva: Ozdogan, Pira, Kryeziu, Vitija, Veliu, Brruti, Xhylani, Ferati, Mathieu, Aliu, Hazrollaj.