tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Dreshaj: Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore

tëvë1 nga tëvë1
12/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie tha se ndonëse është dyfishuar buxheti për shëndetësinë, problemet kanë mbetur të njëjta madje po shtohen dita ditës.

Ai ka përmendur problemet që sipas tij, po e përcjellin sistemin shëndetësor siç janë ikja e mjekëve, mungesa e barnave e lista e gjatë e pritjes.

“Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra. Ikja e personelit profesional shëndetësore; Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit; Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p.sh në Ortopedi ka pacientë që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite dhe shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h.”

Ai ka shtuar se shëndetësia duhet të jetë prioritetë duke thënë se jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore.

“Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje); Kompetentët në vendimmarrje; Kompetencë dhe përgjegjësi për menaxherët në secilin nivel; Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve; Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat; shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet”.

“Qëllimi i kësaj konference është ftese për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë dhe opozitë, intelektualet dhe strukturat tjera vendore me influence qe te mos heshtin, të mos rrinë duar kryq, por te mobilizohen dhe të kërkohet veprim”.  /eo

Krasniqi: Vuçiq ishte kundërthënës, gënjeshtar e i frikësuar

24/09/2023

Kurti: Operacioni policor në veri po vazhdon

24/09/2023

Dugolli: Vuçiqin e nervozon profesionalizmi i Policisë së Kosovës

24/09/2023

Derbi i Francës flet për PSG-në, parizienët mposhtin me “poker” Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.