Analistët dhe njohësit e çështjeve politike, Xhavit Drenori dhe Dardan Krasniqi kanë vlerësuar se situata aktuale nuk jem shpresë për një marrëveshje për presidentin.
Ata në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, kanë thënë se nëse nuk ka marrëveshje për presidentin para formimit të konstituimit të Kuvendnit dhe formimit të Qeverisë, gjasat për zgjedhje të reja janë reale.
Xhavit Drenori, thotë se shpresa për çështjen e presidentit është një marrëveshje me Lidhjen Demokratike, në të kundërtën sipas tij do të përsëritët skenari i 28 dhjetorit, kur të vije koha për çështjen e presidentit.
“Kjo mazhorancë që ka dal nga zgjedhjet ka arritur të sigurojë numrat për Kuvendin dhe Qeverinë, por jo për çështjen e presidentit. Ky është ai skenari se mund të kemi përsëritje të skenarit të 28 dhjetorit për zgjedhjen e presidentit. Te presidenti jemi të varur kryekëput nga zhvillimet që ndodhin në LDK, sepse i vetmi partnerë me shumë gjasë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit është LDK-ja dhe kjo parti tani ka do të çështje të brendshme me i zgjidh”, ka thënë Drenori.
Ndërsa, Dardan Krasniqi ka vlerësuar se situata është e ngjashme me të kaluarën, ku si ka thënë ai përveç dukjes për përpjekje për formimin e institucioneve nuk ka rezultate.
Sipas, Krasniqit, nëse ka konstituim të Kuvendit dhe votim të Qeverisë pa marrëveshje për presidentin, gjasat për zgjedhje janë shumë të mëdha.
“Nga ajo çka shihet në horizont është situatë e ngjashme me atë të mëhershëm, ku përtej në dukje të tentimeve me i formua institucionet nuk ka dhënë rezultat. As presidentin nuk e shoh ndaras nga një zgjidhje e ngërçit politik. Nëse duam institucione duhet të kalkulohet edhe çështja e presidentit, një marrëveshje paraprake. Nëse zgjidhet qeveria dhe nuk ka marrëveshje paraprakisht, atëherë 99% janë shenja që do të jemi prapë në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të legjislaturës së kaluar dhe ushtruese e detyrës së Presidentes ka thënë se të premten do të caktojë datën për seancën konstituive të Kuvendit.
Afati i fundit është 7 gushtit.







